Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

655 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Ja kush jane sekretet e rilindjes se Interit nga Spalletti: gjithcka fale 3 lojtareve!

Gazzetta – Ja kush jane sekretet e rilindjes se Interit nga Spalletti: gjithcka fale 3 lojtareve!
Inter Club Staff

Ndeshja e ktheses duhet te ishte dhe ndeshja e ktheses u be. 

Fitorja me Tottenham i dha Interit nje impuls te forte, nje bindje ne vetvete per nje rinovim mentaliteti qe i dha skuadres mundesi qe te ndeshkoje Sampdorian ne Marassi dhe me pas te munde nje Fiorentina ne form shume te mire ne Meazza.

Tre fitore te ardhura ne minutat e fundit: nuk eshte me dicka rastesore tani.

Jane dashur golat e Mauro Icardit dhe do te duhen akoma. Por jo vetem.

Gazzetta dello Sport shkruan keshtu sot per rilindjen e Interit te Spallettit dhe tregon se si ka ardhur ajo:

“Ne mesfushe ka nje njeri qe i ka futur shkelmin krizes dhe quhet Marcelo Brozovic. Nje luftetar i vertete ne keto ndeshje per Spallettin.”

“Por ka edhe nje lojtar tjeter qe sezoni i shkuar i kishte vene etiketimin e “te padeshiruarit” dhe qe eshte ringjallur gjithashtu: ai eshte Antonio Candreva.”

“Ne krah Spalletti ka shum zgjidhje, por Perisic ne kete moment eshte pak i fikur, Politano dhe Keita nuk po zhbllokohen dot dhe Antonio i futur ne loje me golin ne Bologna (qe mungonte prej nje kampionati te tere), ne nje kohe kur dukej se kishteb ere valixhet per ne Montecarlo, eshte rritur shume ne hirarkine e skuadres dhe tani i luan kartat e tij si i barabarte me te tjeret.

Por bashke me Interin po mer xhirot e duhura edhe Radja Nainggolan: demtimi i korrikut ka ulur ndjeshem formen e tij dhe i ka ngrire pak muskujt e Ninjas, por cdo minute ne fushe duhet per tu rikthyer ne gjendjen optimale. Me Fiorentinen me pas u pa me me shume vazhdueshmeri ne fushe dhe ne kerkim te shpeshte te Icardit.”

Keshtu, ka nje rritje te dukshme te skuadres zikalter dhe po ashtu te Radja Nainggolan.

Duket se rilindja e Interit po kalon me te vertete ne nje trekendesh Brozovic-Candreva-Nainggolan. Jane ata te tre qe kane rritur nivelin e skuadres ne dy ndeshjet e fundit ne Serie A.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.