Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

779 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Ja motivi se pse Spalletti vendosi te riktheje Icardin ne skuader dhe ta aktivizoje

Gazzetta – Ja motivi se pse Spalletti vendosi te riktheje Icardin ne skuader dhe ta aktivizoje
Inter Club Staff

Mauro Icardi merr bluzen me numrin 9 tek Interi dhe eshte gati qe te zbrese ne fushe sot ndaj Genoas. 

Pas 53 ditesh nga hera e fundit, argjentinasi rikthehet ne fushe dhe do te drejtoje sulmin e skuadres se Spallettit qe po kerkon pike per Champions.

“Zyrtarizimin e rikthimit te Icardit e ka bere vete Spalletti dje ne mengjes: pritej qe te ishte nje konfernece per shtyp me tone te ulta dhe me Icardin te nxjere perseri si ‘i keqi’, por jo, Spalletti ka folur praktikisht vetem per Icardin dhe pas fjaleve te se dieles pas ndeshjes e ka pritur me krahet e hapura lojtarin duke treguar se mos grumbullimi ndaj Lazios nuk ishte nje denim.”

“Ishte ndeshja e pare ne te cilen Icardi u rikthye ne dispozicion dhe keshtu Spalletti per te mbrojtur grupin vendosi qe te mos e grumbulloje duke treguar se rregullat vlejne per te gjithe dhe Maurito duhet te qendronte ne fushe.”

“Ashtu si Nainggolan qe u perjashtua ne ndeshjen ndaj Napolit ne dhjetor per motive disiplinare apo Ivan Perisic qe ndenji ne pankine per ndeshjen ndaj Torinos sepse deshironte te largohej ne janar.

“Keshtu, sapo ka mbaruar denimi i Icardit, ai eshte gati te ndihmoje shoket tani dhe pikerisht per kete motiv Spalletti do e hedhe ne fushe nga minuta e pare. Por pse Spalletti vendosi keshtu? E thjeshte: Interi duhet te mberrije ne Champions League.”

“Per ta bere kete, duhet ndihma e te gjitheve dhe kete gje e tha edhe vete tekniku zikalter. Keshtu, Icardi do te luaje titullar dhe eshte dicka qe nuk ndodh qe prej 9 shkurtit ne transferten e Parmes. Icardi nuk shenon ne Serie A qe ne 15 dhjetor dhe kane kaluar 13 jave (nuk ka luajtur 6 nga keto).”

“Dicka e tille nuk ka ndodhur qe ne 2013-14 qe nuk shenoi per 16 jave asnje gol (shtate ndeshje ne ate kohe i humbi per shkak demtimi dhe gjashte sepse ishte i ulur ne pankine). Icardi niset me 122 gola te shenuar, nje me pak se Bobo Vieri.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.