Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,608 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Ja si do te jete Interi i Spallettit ne sezonin e ardhshem!

Gazzetta – Ja si do te jete Interi i Spallettit ne sezonin e ardhshem!
Inter Club Staff

Nje mbrojtje totalisht e rinovuar me Stefan De Vrij dhe Kwadwo Asamoah. 

Pas depozitimit te kontrates se hollandezit, ne fakt, shume shpejt do te behet edhe depozitimi i kontrates po me parameter zero edhe e Asamoah i cili do te largohet nga Juventusi po ne drejtim te Interit.

Kete gje e siguron La Gazzetta dello Sport:

“Zikalterit kane paralajmeruar Juventusin per kete dhe po mbyllin detajet e fundit me lojtarin vete.”

Marreveshja parashikon per mbrojtesin e krahut nje kontrate tre vjecare.”

“Inter keshtu do te rifreskoje mbrojtjen ne qender dhe ne krah.”

“De Vrij do i ofroje Luciano Spallettit mundesine per te pasur tre mbrojtes qendre te nje niveli shume te larte: Milan Skriniar, Joao Miranda dhe hollandezin.”

“Braziliani ka ende nje vit kontrate, por e ardhmja e tij mund edhe te jete larg Milanos, kjo mbetet per tu pare.”

Por nderkohe Racing nuk do te lejohet qe te mbaje me shume Lautaro Martinez sic eshte perfolur keto dite ku thuhet se mund te qendroje deri ne dhjetor.

Interi e deshiron ne Appiano dhe nuk do te beje skonto:

“Interi beson shume tek Martinez dhe Spalletti deshiron te punoje me te gjithe veres per ta njohur me shume por edhe per ta futur ne mekanizmat e skuadres ku pritet te formoje nje dyshe me Maurito Icardin.”

“Kjo sepse Interi i ardhshem mund te luaje me 4-3-1-2, pa krahe sulmues.”

“Me blerjen e Joao Cancelo dhe Rafinha, qe po deshirohen shume nga tifozet dhe klubi do te beje maksimumi, do te kishim nje Inter te kompletuar.”

Kjo eshte edhe nje foto nga Gazzetta dello Sport se si do te ngjante Interi sezonin qe vjen me blerjet e reja:

 

No automatic alt text available.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.