Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,114 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Ja si do te luante Interi i Contes sot: plot 5 lojtare te rinj ne formacion!

Gazzetta – Ja si do te luante Interi i Contes sot: plot 5 lojtare te rinj ne formacion!
Inter Club Staff

Pak nga pak, Interi i ri i Antonio Contes po merr forme sepse ne Appiano Gentile po punohet shume ne te gjitha aspektet. 

Stervitjet deri me tani kane qene shume te veshtira per te gjithe duke filluar nga me te vjetrit te por edhe me lojtaret e rinj.

Ata vrapojne shume cdo dite per te arritur nje forme optimale atletike por jo vetem kaq. Cdo dite lojtaret marrin leksione te reja taktike per sa i perket skemave te reja dhe vendosjes ne fushe.

Idete e Contes jane teper te rendesishme prandaj ka raste kur ai i perserit edhe disa here ushtrimet qe lojtaret ta ngulisin mire ne mendje se cfare kerkon ai nga ata.

Keshtu, ne pritje te Edin Dzeko, Gazzetta dello Sport diten e sotme ka treguar se si do te luante Interi i Antonio Contes nese Serie A do te fillonte neser.

Natyrisht do te jete nje formacion 3-5-2, sepse me Antonio Conten ne krye nuk ka si te jete ndryshe duke pare se sukseset me te medha me Juventusin, Chelsean dhe Kombetaren e Italiset, tekniku i ka arritur pikerisht me kete formacion.

Shume te rinj jane perfshire menjehere nga Gazzetta dello Sport ne formacionin e ri zikalter por ka edhe lojtare te vjeter nga sezonet e kaluara.

Ne porte eshte kapiteni i skuadres, Samir Handanovic. Perpara tij treshja e padiskutueshme: Diego Godin, Stefan De Vrij si dhe Milan Skriniar.

Me pas mesfusha ka kater emra te rinj (mbrojtja dhe porta vetem nje): ata jane Valentino Lazaro, Nicolo Barella si dhe Stefano Sensi.

Nderkohe bashke me ta ne repartin e mesfushes jane edhe Marcelo Brozovic si dhe Kwadwo Asamoah ne krahun e majte te mesfushes.

Ne sulm bie ne sy gjigandi Romelu Lukaku qe do te kete shok reparti argjentinasin e ri Lautaro Martinez.

Kjo eshte nje foto e formacionit e marre nga faqet e La Gazzetta dello Sport. Ata krahasojne edhe rreshtimin e vjetshem qe ka qene nje 4-2-3-1.

Gjithesesi theksojme se ky per momentin eshte nje hamendesim i Gazzetta dello Sport sepse pritet qe skuadres zikalter ti shtohen edhe lojtare te tjere deri ne fund te Serie A.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.