Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

464 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta jep lajmin e madh: “Ja super oferta qe po pergatit Interi per Muriel: parate do te vijne nga…”

Gazzetta jep lajmin e madh: “Ja super oferta qe po pergatit Interi per Muriel: parate do te vijne nga…”
Inter Club Staff

Inter me sa duket ka gjetur te Luis Muriel lojtarin e duhur per te kompletuar repartin e sulmit nga sezoni i ardhshem.

Por ne kete repart nuk do te preket aspak Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez, dhe Muriel do te vije per te luajtur me ta.

Me sa duket ai qe e do me shume se te gjithe Muriel eshte pikerisht Antonio Conte, tranjeri italian i zikalterve.

Kete gje e tregon sot La Gazzetta dello Sport, e cila zbulon edhe super oferten qe Interi ka menduar per kolumbianin.

“Tekniku interist prej gjithmone e ka pare me shume sy te mire Muriel per fuqine e tij, shpejtesine por edhe per talentin qe sipas Contes ende nuk e ka shfaqur te plote.”

“Ne cdo rast, ideja e Muriel per Interin eshte si nje copez e fundit puzzle qe do te plotesonte keshtu nje sulm pothuajse perfekt”.

“Ne kete moment per te ka kerkuar informacione edhe skuadra e Barcelones, por pa e thelluar ende diskutimin per te.”

“Ish-lojtari i Udineses do te ishte perfekt per te garantuar nje doze te rendesishme golash edhe nga pankina: ne vitin e kaluar ai ka shenuar 18 gola ne Serie A.”

“Nga keto, 11 (me shume se 60%) si nje zevendesues, ndersa ne sezonin aktual ai ka shenuar 16, me vetem Cristiano Ronaldon me 23 gola te shenuar dhe Romelu Lukaku me 19 gola te shenuar perpara tij.”

“Numrat nuk jane aspak ne diskutim, por natyrisht per ta rrembyer nga Atalanta do te duhej nje investim i rendesishem.”

“Per momentin ai ka nje kontrate deri ne 2023 me 1.8 milione euro ne sezon, por edhe sipas vlerave te ridimensionuara prej pandemise, per te do te duheshin 25-30 milione euro.”

“Nje super oferte te ngjashme ka menduar edhe Interi, por nuk duhet harruar se Interi ka mardhenie te shkelqyera me Atalanten (Zhang dhe Percassi).”

“Nje shifer kjo qe Interi mund ta arrije nepermjet disa shitjeve qe ka menduar Beppe Marotta, me Joao Mario te Sporting, Radja Nainggolan dhe Matias Vecino.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.