Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

703 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti: “Ky grup me ka emocionuar. Nese nuk do te kualifikoheshim ne Champions une…”

Spalletti: “Ky grup me ka emocionuar. Nese nuk do te kualifikoheshim ne Champions une…”
Bujar Berishaj

Interi ka siguruar kualifikimin per ne Champions League te sezonit te ardhshem dhe kete ne xhiron e fundit te Serie A.

Por, a do te ishte Luciano Spalletti akoma trajner i Interit nese zikalterit nuk do kualifikoheshin ne Champions?

Kesaj pyetje te parashtruar nga Sky Sport i eshte pergjigjur pozitivisht trajneri i Interit, Luciano Spalletti qe ka thene:

“Po. Pastaj isha i bindur qe mund ta luaj kualifikimin deri ne fund. Dhe pas ndeshjes me Sassuolon kam takuar skuadren dhe ju kam treguar vullnetin tim”.

“Kam dashur t’iu tregoj ne ate moment, pra me heret sepse nuk doja te kushtezohesha nga nje humbje ose nga nje fitore”, ka thene tekniku zikalter nga Certaldo.

“Me lojtaret kam qene shume mire dhe jam emocionuar, pastaj ata me kane derguar edhe sinjale. Kemi marre pjese ne gjithe kete si grup solid dhe kemi marre nje rezultat si grup”, ka perfunduar Spalletti.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.