Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

193 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta kapet perseri me Barella: “Nuk eshte me i njejti: ndaj Sassuolos meriton vetem noten…”

Gazzetta kapet perseri me Barella: “Nuk eshte me i njejti: ndaj Sassuolos meriton vetem noten…”
Inter Club Staff

Eshte nje Inter qe nuk ndalet perballe asgjeje. Keshtu ndodhi edhe ndaj Sassuolos, ku keta te fundit mbajten me te vertete shume topin.

Ishte nje Sassuolo qe beri nje loje shume te mire, edhe pse me mungesa, por deri diku edhe per deshiren e Interit.

Ishin zikalterit ata qe ja lane topin dhe lojen kundershtareve, per ti goditur me pas ne disa kundersulme vrastare.

Kete e ka theksuar edhe La Gazzetta dello Sport, e cila me pas ka dhene edhe notat per lojtaret e Interit ku spikat perseri nje note e ulet per Barella.

“Me i keqi ne fushen e lojes ka qene Hakimi, i cili meriton noten 5: ai ka qene shume i pasakte dhe pak ne gjume diten e djeshme.”

“Nderkohe, Barella nuk eshte me i njejti me lojtarin e fillimit te sezonit dhe ka zhvilluar nje tjeter ndeshje poshte ritmeve te tij. Ai meriton vetem noten 5,5 per ndeshje ne djeshme.”

“Bashke me Barella, kete note e meriton edhe Eriksen, Gagliardini dhe Sanchez, te cilet nuk kane qene ne lartesine e duhur.”

“Me i miri ne fushen e lojes ka qene Lukaku, me 7,5, autor i nje goli dhe i nje assist per Lautaron qe ka shenuar golin e dyte dhe meriton noten 7.”

“Shume mire edhe Skriniar dhe Young me noten 7. Nderkohe, 6,5 per Darmian dhe teknikun Conte. Ne fund nga nje 6 per Handanovic, De Vrij, Sensi dhe Vecino.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.