Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 28, 2020

Scroll to top

Top

1,846 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Lamela nese largohet Guarin. Ndersa per Nainggolan dhe D’Ambrosio…

Gazzetta – Lamela nese largohet Guarin. Ndersa per Nainggolan dhe D’Ambrosio…
Xhorxh Gellci

Gazzetta dello Sport flet gjeresisht per merkaton interiste, duke prekur te gjitha temat e nxehta te ketij fillim viti: “Ne 48 ore do te rifilloje tratativa Guarin-Inter-Chelsea: edhe dje Mourinho ka evidentuar nevojen per nje perforcim ne qender te fushes dhe gjithashtu ka hapur rrugen per shitjen e Juan Mata dhe Michael Essien. Jemi gjithmone aty: me 15 milion Fredy-Chelsea mund te behet, dhe zikalterit do te shfrytezonin te ardhurat per te plotesuar skuadren e Mazzarrit.

Nderkohe largohet Lavezzi: “Ne Itali me duan por dua te qendroj ne Paris, ne qofte se nuk me largojne.” Ndersa Lamela kalon nje tjeter ndeshje ne pankine (kunder United): Tottenham nuk deshiron te konsideroje huazimin, por ne qofte se argjentinasi do te qendroje ne ane edhe ne Kupe kunder Arsenalit, atehere do te jete ai vete qe do kerkoje alternativa te tjera. Dhe Interi eshte gjithmone ne dritare. Ne aspektin e shitjeve, ne oret e fundit regjistrohet nje interesim i Galatasaray per Alvaro Pereira. Per zevendesuesin e tij, Ansaldi i Zenit eshte ne pole position, por edhe Criscito e ndjek.” – shkruan Gazzetta.

Persa i perket Nainggolan, Milan eshte shume perpara ne garen per lojtarin e Cagliarit. Pothuajse ka nje marreveshje verbale per gjysmen e lojtarit me 7 milion dhe gjysmen e kartonit te Cristante.” Gjithsesi fjala i takon lojtarit, dhe Inter, Roma dhe Juventus nuk dorezohen.

Edhe Danilo D’Ambrosio i Torinos duket afer Milanit, te cilet kane gjetur tek Saponara celesin per te bindur Torinon. Per D’Ambrosio kishte zera edhe per Interin, por zikalterit nuk u interesuan asnjehere seriozisht.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.