Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,522 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Ndodh e papritura: Joao Mario tek Rubin Kazan? Ja detajet! Por…

Gazzetta – Ndodh e papritura: Joao Mario tek Rubin Kazan? Ja detajet! Por…
Inter Club Staff

Nje lajm jo pak i bujshem ai i Gazzetta dello Sport pak minuta me pare. 

Zikalterit ne keto momente po mundohen te mbyllin disa shitje te fundit ku kryesisht jane lojtare te rinj qe kane dale nga Primavera dhe tek Interi nuk do te kishin hapsirat e nevojshme por ne listen e shitjeve te Interit eshte prej kohesh edhe Joao Mario.

Dukej se per portugezin po luhej nje derbi spanjoll ndermjt Betis dhe Sevilla, por sipas asaj qe tregon Gazzetta dello Sport, mesfushori portugez eshte shume afer Rubin Kazan.

Shoqeria ruse pasi ka shitur Alex Song tek Sion, ka nuhatur kete marreveshje si te mundshme dhe eshte hedhur ne sulm per portugezin. Rubin po mendon qe ta marre Joao Mario ne menyre perfundimtare dhe jo ne huazim me te drejte blerje. Qe ta beje kete, ruset duhet te ofrojne jo me pak se 25 milione euro (vetem keshtu Interi nuk do te dilte me minus-valence).

Keto jane detajet deri me tani, por pritet qe te merret vesh akoma me shume ne ditet ne vazhdim.

Kjo eshte ajo qe ka thene Gazzetta ne versionin e saj online por Alfredo Pedulla ka treguar se per momentin Interi nuk ka informacion per kete interesim te Rubin Kazan dhe ne klubin zikalter nuk ka ardhur asnje oferte zyrtare.

Pedulla pretendon se burimet e tij tek Interi ja kane konfirmuar kete.

Nderkohe kujtojme se merkato ne Itali mbyllet vetem pas pak minutash, ne oren 20:00 por vetem ne  Itali sepse shitjet mund te behen edhe pas kesaj date nga ana e Interit por ne nje kampionat ku merkato eshte e hapur.

Nga kampionatet e medha, vetem merkato e Serie A mbyllet sot dhe ajo e Premier League eshte mbyllur perpara 1 jave. Ndersa Bundesliga, Ligue 1, La Liga dhe Premier Liga ruse do te mbyllen si gjithmone ne fund te gushtit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.