Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,818 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi largohet në qershor? Interi e di si t’i investojë 40 milionët! Toure, Gignac, Babacar, Lavezzi, Schmelzer.

Icardi largohet në qershor? Interi e di si t’i investojë 40 milionët! Toure, Gignac, Babacar, Lavezzi, Schmelzer.
Rinor Sopaj

Icardi largohet për 40 milionë? Interi tashmë e di se si do t’i investonte ato para në rast të largimit të argjentinasit. Na siguron Gazzetta dello Sport, e cila gjithashtu jep edhe emrat e transferimeve të mundshme në rast të largimit të bomberit. “Prioritet do të ishte (thuhet që Toulalan është në një fazë të avancuar) një sulmues zone i cili do shënonte me lehtësi si Icardi. Duke e konsideruar që gjithashtu duhet të jetë edhe një sulmues tjetër (një sulmues alla Osvaldo që për momentin numerikisht mungon) këtu lindin dy hipoteza që mund të jenë në hyrje tek Inter: Gignac (29 vjecar) me parametër zero ga Marseille dhe Babacar (21 vjecar) nga Fiorentina, i vlerësuar me një shifër që sillet diku rreth 10-11 milionë dhe ende nuk dihet se a do ta rinovojë kontratën e tij e cila skadon në vitin 2016. Kjo dyshe do të sillte eksperiencë dhe eksplosivitetin e një të riu. Ndërkohë në Argjentinë, flitet për një interesim të Interit për Jonathan Calleri, bomberi i Boca Juniors”. thuhet në edicionin e sotëm të Gazzetta dello Sport.

Por jo vetëm. Duhen modeluar edhe tre role. Në radar vazhdon të qëndroj Lavezzi, që në fund PSG mund ta shesë për një shumë prej 12 milionësh. Ndërsa për 14 mund të arrinte nga City Yaya Toure: “Kontrata i skadon në 2017 dhe thirrja e vazhdueshme nga Mancini mund ta bind. City mund të kërkoj 20 milionë, një shifër e cila mund të ulet pasi Yaya do të mbushë 32 vjet në Maj. Në ndërkohë, me 14 milionë mund të bëhej”, konfirmon e përditshmja italiane.

Pastaj do të duhej edhe një mbrojtës krahu. “Do të duhej një low-cost, ose të largohet ndonjë lojtar tjetër. Dje “kapo” i vëzhguesve Mirabelli ishte në stadium për të (ri)shikuar Schmelzer, lojtar i Borussia Dortmund. Pëlqehet edhe Darmian dhe Vrsaljko“.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.