Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

637 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta ngre alarmin: “Cfare skandali per Bologna-Inter: kjo ndeshje rrezikon vertete te behet…”

Gazzetta ngre alarmin: “Cfare skandali per Bologna-Inter: kjo ndeshje rrezikon vertete te behet…”
Inter Club Staff

Rikthehen te gjithe te flasim per rekuperimin e Bologna-Inter, ndeshje e shtyre ne 6 janarin e shkuar per shkak te nje emergjence me infektimet.

Per kete rast flet sot edhe La Gazzetta dello Sport, qe shpjegon me detaje situaten qe po ndodh tani pas eleminimit te Interit ne Champions League.

“Ndeshja ka mbetur peng e drejtesise sportive per jave te tera, nderkohe qe shkalla e pare e ka detyruar Legen qe te rekuperoje ndeshjen.”

“Ne kete moment, mungon vetem hapi i fundit, ai i Kolegjit te Garancise se Sportit qe eshte tek CONI ne Itali.”

“Por le te shpjegojme me radhe se cfare do te thote kjo dhe kur mund te luhet vertete kjo ndeshje e prapambetur.”

“Linja qe filtron nga Interi eshte e qarte: klubi uron qe te luhet sa me shpejt, por duhet pritur ndeshja e fundit qe do te luhet me avokatet.”

“Ne kete moment jemi te ndalur te data 23 shkurt, kur Gjykata Sportive e Apelit i ka dhene te drejte Bolognes dhe jo te drejte Interit duke mbeshtetur se “Bologna u ndalua nga ASL per te luajtur ndeshjen.”

“Nderkohe, e ka konsideruar mos pjesmarrjen e Bolognes si te kushtezuar nga “forca madhore” qe nuk vareshin nga ata.”

“Keto gjera i kane shkruar gjykatesit e shkalles se dyte, duke justifikuar keshtu skuadren e drejtuar nga Mihajlovic.”

“Nga ai moment, Interi kishte 30 dite per te bere nje apel ne Kolegjin e Garancise. Sigurisht qe nuk e ka bere ende dhe ka kohe deri ne 25 mars per ta bere kete gje.”

“Nuk do te prese momentin e fundit, dhe mbase qe ne javen e ardhshme Interi do e dergoje apelin e saj.”

“Ne ate pike, do te duhet kohe qe te kalendarizohet ceshtja gjyqesore dhe zakonisht duhen 2 deri ne 3 jave te tjera.”

“Keshtu, vendimi mund te merret pas pashkeve, dhe ne ate pike, data e pare e bllokuar eshte derbi, qe luhet ne mesjave.”

“Cfare ndodh? Qe Interi mund ta luaje ndeshjen ndaj Bolognes, gjithmone nese edhe Kolegji i Garancise do te kerkoje qe ndeshja te luhet, ne daten 4 maj.”

“Eshte data e fundit e lire perpara perfundimit te kampionatit sepse ne fakt ne 11 maj do te luhet edhe finalja e Kupes se Italise me Interin qe mund te shkoje ne finale edhe aty.”

“Ne kete moment, po behet nje ping-pong i vertete mes instancave drejtuese dhe avokateve te klubeve.”

“Por eshte e sigurt qe per te marre vesh ndonje gje per kete ndeshje, do te duhet te presim te pakten edhe nje muaj. Te pakten.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.