Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 20, 2019

Scroll to top

Top

862 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Analize Inter-Genoa: Spalletti vlereson nderrimet: jashte Icardi, Skriniar dhe Brozo?

Analize Inter-Genoa: Spalletti vlereson nderrimet: jashte Icardi, Skriniar dhe Brozo?
Ardis
  • On 03/11/2018, 13:56

Mbas nje ndeshje madheshtore 3-0 kunder Lazio-s, Inter-i kthehet ne San Siro e shoqeruar serish nga nje publik i poabesueshem (rreth 65 mije spektatore priten te jene ne stadium).

Normalisht, eshte edhe impenjimi i Champions League per tu vleresuar kunder Barcelone-s, por tashme vendi i dyte eshte i sigurte, duke arritur Napoli-n ne klasifikim, jemi te sigurte qe Luciano Spalletti nuk ka deshire te dorezohet.

Pervec Genoa-s, sigurisht nje kundershtar shqetesues (e tregon barazimi me Juventus-in dhe humbja me Milan-in ne minutat e fundit), duhet te shmange edhe rrezikun e humbjes se perqendrimit: do te ishte nje gabim i madh nese do shperfillej kampionati.

INTER 

Nje menyre per te menaxhuar rrezikun mund te jete edhe te aktivizosh lojtare ne kerkim te vendit te titullarit ose jashte listes UEFA. Dhe atehere lind ideja e nje Turn Over-i te fuqishem qe eshte ne mendjen e trajnerit zikalter.

Spalletti ne prag te ndeshjes kunder Barcelone-s, mund te lere pushim Skriniar, Vrsaljko, Asamoah, Vecino, Politano dhe Icardi-n. Ne vendin e tyre do te luajne Miranda, D’Ambrosio, Dalbert, Gagliardini, Candreva dhe Lautaro Martinez.

Mbase mund te shikojme edhe Borja Valeron ne fushe per te zevendesuar Marcelo Brozovic. Nuk eshte aq e pamundur edhe idea se ne fushe do te jete Joao Mario. Te gjitha opsionet do te vleresohen: ekipi i Inter-it ka demonstruar se eshte i plote dhe kompetitiv.

Me shume mundesi ne 11 titullare do te jete Perisic, qe nuk mund te heqe dore lehte. Rikthimi i Nainggolan midis te grumbulluarve eshte nje lajm pozitiv: shume veshtire qe belgu te aktivizohet sot ne ndeshjen kunder Genoa-s, por eshte e qarte qe me shume mundesi mund te luaje kunder Barcelone-s ne Champions League.

GENOA 

Ivan Juric rigjen Romero-n, jashte per shkak te skualifikimit ne ndeshjen kunder Milan-it, por nuk do te jete Criscito, i ndeshkuar nga gjykimi sportiv mbas kartonit te verdhe ne ndeshjen kunder kuqezinjve.

Ne vend te kapitenit do te luaje Günter. Ne mes te fushes trajneri kroat mund te performoje ndryshime: Pereira, Sandro dhe Hiljemark luftojne per nje vend titullar. Ne sulm, e sigurte aktivizimi i Piatek, ndersa Pandev dhe Medeiros “kercenojne” Kouame. Akoma ne jashte formacionit Spolli, Favilli dhe Marchetti.

FORMACIONET E MUNDSHME:

INTER (4-2-3-1) 

Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Miranda, Dalbert; Gagliardini, Brozovic; Candreva, Joao Mario, Perisic; Martinez.
Ne pankine: Padelli, Skriniar, Ranocchia, Vrsaljko, Asamoah, Vecino, Borja Valero, Nainggolan, Politano, Keita Baldé, Icardi.
Trajner: Spalletti.
Te skualifikuar: Asnje.
Te padisponueshem: Asnje.

GENOA (3-5-2) 

Radu; Biraschi, Romero, Günter; Pereira, Romulo, Sandro, Hiljemark, Lazovic; Kouamé, Piatek.
Ne pankine: Vodisek, Russo, Lisandro Lopez, Zukanovic, Miguel Veloso, Mazzitelli, Bessa, Omeonga, Medeiros, Pandev, Lapadula, Dalmonte.
Trajner: Juric.
Te skualifikuar: Criscito (1).
Te padisponueshem: Spolli, Favilli, Marchetti.

ARBITER: Valeri.
Asistentet: Preti e Cecconi.
VAR: Abisso (Giallatini).
Arbitri i katert: Serra.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.