Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

420 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta ngre alarmin: “Conte eshte shume i shqetesuar: ja pse. Ai ka shkuar deri aty sa ka thene edhe…”

Gazzetta ngre alarmin: “Conte eshte shume i shqetesuar: ja pse. Ai ka shkuar deri aty sa ka thene edhe…”
Inter Club Staff

La Gazzetta dello Sport ngre alarmin: Antonio Conte eshte shume i shqetesuar dhe kete gje e ka pranuar edhe publikisht.

“Projekti eshte i ndalur” ka thene ai vetem nje dite me pare, pas ndeshjes te Interit me Juventusin ne San Siro.

Keshtu flet La Gazzetta dello Sport qe tregon me pas me detaje pse tekniku zikalter po jeton nje moment shume delikat per shume motive.

“Oferta e Bc Partners eshte marre dhe eshte kthyer prapa nga shoqeria kineze, por eshte e veshtire qe te behet dicka ne ditet ne vazhdim.”

“Shqetesimi ne kete moment tek Interi eshte i dukshem dhe vjen edhe nga nje sere pyetjesh qe ka mbi te ardhmen e klubit zikalter.”

“Deri kur do te vazhdoje tranjeri zikalter te mbaje lojtaret e bashkuar dhe te pashqetesuar per ate qe po ndodh me Interin?”

“Nga kjo pyetje varet shume edhe e ardhmja e zikalterve. Deri me tani banda e Antonio Contes nuk eshte prekur fare nga zerat.”

“Pavarsisht se rrogat jane vonuar disa here, pavarsisht se pronaret po mungojne ne Milano, edhe pse ka pasur disa gabime individuale, Interi vazhdon te luaje mire.”

“Eshte e pamendueshme qe dikush nga lojtaret te heqi spinen per keto arsye, por nje fije shqetesimi tek Interi ne kete moment ka.”

“Ne keto muaj, dikush ka qene me i vlefshem per skuadren e dikush tjeter me pak. Por e verteta eshte se askush nuk eshte prekur nga kjo.”

“Per shembull, Interi nuk vuajti nga keto gjera ndaj Juventusit, por me shume vuajti nga mungesa e Lukakut dhe Hakimit si dhe nga dhuratat e Sanchez dhe Handanovic.”

“Me pak fjale, Interi ne kete moment eshte e perqendruar: por per sa kohe Conte do te vazhdoje ta mbaje skuadren keshtu? Prandaj eshte i shqetesuar Conte. E per kete arsye deshiron qe keto histori me pronare te rinj e te vjeter te perfundojne sa me shpejt.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.