Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

515 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, askush nuk beson ne kalimin e gjysmefinales ndaj Juventusit: “Koeficenti i zikalterve eshte plot…”

Inter, askush nuk beson ne kalimin e gjysmefinales ndaj Juventusit: “Koeficenti i zikalterve eshte plot…”
Inter Club Staff

Pas permbysjes ne ndeshjen e pare te firmosur nga Cristiano Ronaldo, e te dhuruar ne nje fare menyre nga Handanovic dhe Bastoni, duket se Interi sipas kompanive te basteve ka shume pak shanse te kaloje.

Sipas betting analyst te Snai, kuotat e fitimit nga ana e Interit te Kupes se Italise jane me te ulta se kurre kete sezon.

Keshtu, fale dopietes se portugezit, tashme Juventusi i Andrea Pirlos konsiderohet si favoritja me e madhe per ta fituar kete trofe.

Ata kane nje koeficent prej 1,85 per triumfin final, nje koeficent shume i ulet ky ne krahasim me sa e kishin para ndeshjes se pare ndaj Interit.

Interi i Antonio Contes kuotohet me shume se te gjitha, me nje koeficent 7,5 per fitimin final te Kupes se Italise.

Nderkohe, direkt pas tyre, eshte Atalanta me nje koeficent prej 4,00, i cili eshte ulur menjehere pas ndeshjes 0-0 ndaj Napolit.

Me pas, skuadra e trete favorite nga radha eshte Napoli, qe ofrohet me nje koeficent 4,75 per fitoren finale.

Per sa i perket kalimit te turit nderkohe, Atalanta e ka koeficentin 1,75 ndersa Napoli e ka 2,00.

Nderkohe, ndermjet Juventusit dhe Interit nuk ka me asnje dyshim per kompanite e basteve: 1,22 koeficenti qe Juventusi te kaloje gjysmefinalen ndersa plot 4,25 per Interin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.