Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

472 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Moratti shpreh deshiren e tij per pasardhesit e Suning? “Uroj qe klubi te shkoje ne duart e…”

Inter, Moratti shpreh deshiren e tij per pasardhesit e Suning? “Uroj qe klubi te shkoje ne duart e…”
Inter Club Staff

Vazhdon pasiguria e larte per sa i perket te ardhmes se klubit zikalter. Pavarsisht se i eshte thene jo ne ditet e kaluara Bc Partners nga Suning, ata gjithesesi e kane prezantuar nje oferte.

Kete gje e shpjegon diten e sotme Il Giorno, e cila ndalet edhe te fjalet e Morattit vetem nje dite me pare per kete ceshtje.

“Suning ka filluar te dialogoje me fonde te tjera. Suedezet e EQT por edhe amerikanet e Ares Management Corporation dhe Arctos Sports Partner.”

“Nderkohe, mes pretendenteve jane edhe gjigandet e Fortress dhe Mubadala, fondi i Abu Dhabi, qe nuk kane nevoje per reklame.”

“Shume shpejt edhe ata do te fillojne te bejne nje due diligance per te pare bilancet e Interit e qe me pas te bejne edhe nje oferte.”

“Por Moratti, edhe pse nuk e tha shume hapur, u shpreh shume bute, por gjithesesi leshoi nje deshire qe me shume ishte si nje lutje.”

“Ai tha shprehimisht qe ‘uroj qe klubi te shkoje ne doren e dikujt qe eshte ne lartesine e Suning’, si nje menyre per te thene se Interi duhet te perfundoje ne doren e nje kompanie serioze ku prapa te kene nje familje te fuqishme.”

“Nderkohe, ne ditet e kaluara ka pasur edhe disa zera se Moratti bashke me disa pronare te fuqishem italian me besim zikalter duan te bejne nje oferte per Suning (eshte folur madje edhe per Ernesto Pellegrinin), por duket se nuk eshte dicka shume me baza dicka e tille por vetem nje thashethem.”

“Per momentin, qe Moratti po vuan per kete situate, nuk diskutohet. Por edhe kartoni i kuq qe ai ka nxjere dje ndaj Suning eshte nje tregues i qarte se ai eshte i zhgenjyer me ta.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.