Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

332 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta nuk i permban dot komplimentat: “Inter, ja kush ishte lojtari me magjik dje ne fushen e lojes: e meriton plotesisht…”

Gazzetta nuk i permban dot komplimentat: “Inter, ja kush ishte lojtari me magjik dje ne fushen e lojes: e meriton plotesisht…”
Inter Club Staff

Inter ka arritur te fitoje mbremjen e djeshme ne Meazza ndaj skuadres se Mihajlovic, Bolognes, me rezultatin 3-1.

Ka qene me te vertete nje ndeshje e interpretuar shume mire nga skuadra zikalter qe nuk e ka vene ne dyshim ndonjehere rezultatin.

Sa keq per ate gol te pesuar, sepse erdhi nga nje episod i vetem ne porten zikalter, por kjo nuk eshte dicka e re tashme dhe duhet punuar per ti eleminuar keto lloj momentesh black-out-i.

Eshte suksesi i trete radhazi per zikalterit ne Serie A qe tashme jane ngjitur lart ne klasifikim dhe presin rezultatin e Milanit.

La Gazzetta dello Sport nderkohe qe ka folur per kete ndeshje dhe per notat e lojtareve, duke i dhene edhe nje pershkrim momentit te Eriksen.

“Si fillim, le ta nisim nga me i miri i ndeshjes: Hakimi meriton totalisht noten 8 ne kete ndeshje sepse ka qene perfekt. Ishte me magjiku ne loje.”

“Shume mire edhe Marcelo Brozovic, me ate pasim te paimagjinueshem per Hakimi te goli i 2-0 per zikalterit.”

“Nderkohe, pothuajse shumica e skuadres meriton noten 6: Skriniar, Vidal dhe Lautaro shume mire, edhe pse jo dicka te jashtezakonshme.”

“Por i vetmi qe meriton noten 5 eshte Alexis Sanchez: luan pothuajse si trekuartist ne kerkim te nje ideje te mire, por ne pjesen e pare rrezikon te shkaktoje te njejten gje qe beri ndaj Borussias.”

“Ne fund, nje mendim edhe per Eriksen qe nuk ka marre asnje vote nga La Gazzetta dello Sport: “Pa vote. Po i nenshtrohet nje torture: dy, te padobishme, minuta per te.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.