Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

394 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta jep lajmin e papritur: “Ja kush eshte lojtari i pare qe do te rinovoje kontraten me Interin. Nuk pritej sepse…”

Gazzetta jep lajmin e papritur: “Ja kush eshte lojtari i pare qe do te rinovoje kontraten me Interin. Nuk pritej sepse…”
Inter Club Staff

Me te mbaruar merkato, ne shtepine Inter po punohet ne menyre te rendesishme per rinovimet.

Sipas asaj qe tregon La Gazzetta dello Sport, axhenda e Ausilio dhe Marottas parashikon disa takime te ndryshme dhe normalisht ne fund edhe rinovime.

Por ne menyre te papritur, me sa duket i pari qe mund te marre rinovimin eshte mesfushori italian, Roberto Gagliardini.

Pas tij nderkohe pritet ta kete radhen Lautaro Martinez dhe Alessandro Bastoni, dy lojtare qe ne kete moment marin me pak nga sa duhet ta kishin rrogen duke e pare rendesine e tyre per Interin.

GAGLIARDINI – “Ne fushe, mesfushori italian ka fituar besimin e Contes dhe mbase e ka arritur kete gje sepse ne skuader ka karakteristika unike.”

“Edhe ne kte sezon ai do te luaje shume ndeshje dhe kunder Beneventos u kuptua se pse.”

“Duke nisur si titullar, Gaglia ka shenuar me nje te majte te rendesishme dhe ka goditur edhe traversen.”

“Rezultati? Ai do te rinovoje shume shpejt kontraten qe ne kete moment skadon ne 2023.”

LAUTARO – “Do te hiqet perfundimisht ajo kartela “shitet” siper shpatullave te tij dhe qe lexon 111 milione euro.”

“Do te jete vetem nje kujtim i larte. Me pak fjale, Toro, gjithmone e me shume zikalter, pret vetem certifikimin zyrtar.”

“Ai do te marre nje rritje rroge qe do e beje ate te jete nje nga me TOP LOJTARET e skuadres per sa i perket rroges.”

“Nje takim fillestar ka ndodhur me agjentet e Toros dhe nje tjeter do te ndodhe edhe ne kete muaj. Por ne muajin nentor pritet te mbyllet gjithcka.”

BASTONI – “Per momentin skadon ne qershorin e 2023, por ai ka nje rroge vetem 300 mije euro.”

“Me siguri qe kjo rroge do te preket ndjeshem e kontrata do te zgjatet te pakten deri ne 2024.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.