Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

3,809 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Perisic, ne fillim rikthimi dhe pastaj shitja: eshte ai lojtari i madh i sakrifikueshem i Interit

Gazzetta – Perisic, ne fillim rikthimi dhe pastaj shitja: eshte ai lojtari i madh i sakrifikueshem i Interit
Inter Club Staff

Kunder Beneventos Ivan Perisic ka dhene tre assist: ishte menyra me e mire per te nisur vitin e ri pasi mbylli ate te kaluarin ndermjet shume ulje-ngritjesh.

Kjo eshte ajo qe nenvizon Gazzetta dello Sport sot: “Muajt e ardhshem do te jene te rendesishem per te: ne fillim te shkurtit do te mbushe 30 vjec dhe endrra e pafshehur asnjehre eshte ajo e transferimit ne Premier League qe mund te marre forme ne kete vere.”

“Ne qershor, perpara nje oferte te parezistueshme prej 50 milione eurosh klubi zikalter nuk do te bente rezistence si ne te kaluaren.”

“Interi e ka hedhur pas shpine Fair Play Financiar dhe ne vere nuk do te kete veshtiresite e viteve te kaluara, por ama deri ne qershor duhen rekuperuar edhe disa miliona te tjera.”

“Por tashme nuk do te perdoret me strategjia e kaluar e shitjes se lojtareve te rinj, por do te behet nje shitje e nje lojtari te madh.”

“Brozovic shihet si nje lojtar qe zevendesohet me veshtiresi te madhe, Nainggolan eshte nje investim qe klubi deshiron te jete i sukseshshem dhe Skriniar apo Icardi konsiderohen si shtylla te ketij Interi.”

“Prandaj lojtari qe shihet si me i sakrifikueshmi nga ata qe mund te sjellin para te rendesishme tek Interi eshte pikerisht Ivan Perisic.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.