Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | August 11, 2022

Scroll to top

Top

690 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sampaoli skarcon Icardin: “Mauro eshte super, por ne kombetare ka probleme me shoket sepse…”

Sampaoli skarcon Icardin: “Mauro eshte super, por ne kombetare ka probleme me shoket sepse…”
Inter Club Staff

Gjate konferences per shtyp ne vigjilje te ndeshjes kunder Italise ne Manchester, tranjeri i Kombetares argjentinase Jorge Sampaoli ka folur nder te tjera, edhe per Lautaro Martinez dhe Icardin. 

Por deklaratat qe vrane me shume veshet e tifozeve zikalter ishin ato per kapitenin e Interit.

Ja cfare tha Sampaoli ne intervisten e tij perpara ndeshjes miqesore:

“Ai eshte grumbulluar, por me kalimin e stervitjeve dhe ndeshjeve, pervec faktit qe nuk ka luajtur shume, kemi pare diferenca ndermjet Icardit qe luan me Interin dhe Icardit ne kombetare.”

“Dicka nuk ka funksionuar ne mardhenien e tij futbollistike me shoket e skuadres ne Kombetare.”

“Te dielen ka bere kater gola, cdo te diele ai tregon veten se cfare futbollisti eshte. I madh.”

“Ne e ndjekim sa here qe ndodhemi ne Europe por edhe nga argjentina cdo ndeshje, por koha e adaptimit eshte shume e ulet.”

“Nuk i mbyll dyert, me mbush me krenari fakti qe eshte argjentinas, por duhet te perqendrohemi edhe tek mardheniet brenda fushes se lojes qe mundesojne skuadren tone te beje akoma me mire.”

Sampaoli skarcoi edhe Dybala pas Icardit, duke deklaruar per futbollistin e Juves: “Mendoja se Dybala ishte nje top player, por kur e pashe ne kombetare nuk me ngjau me asgje te tille…”

Gjithesesi, Spalletti duhet te jete shume i lumtur nga ky vendim i tranjerit te kombetares se argjentines. Menjehere pas ndeshjes ndaj Sampdorias, tranjeri i Interit u pyet per Icardin jashte kombetares dhe ai i lumtur por edhe me ironi i leshoi nje mesazh teknikut te argjentines: “Faleminderit Sampaoli, faleminderit shume qe ma le Icardin ne shtepi!”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.