Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

780 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta publikon audion e arbitrit dhe VAR ne rastin e Ranocchia-Belotti: “VAR i ka thene arbitrit se Ranocchia…”

Gazzetta publikon audion e arbitrit dhe VAR ne rastin e Ranocchia-Belotti: “VAR i ka thene arbitrit se Ranocchia…”
Inter Club Staff

Sot La Gazzetta dello Sport konfirmon se Federata ka denuar me 3-4 ndeshje pezullim dy arbitrat e ndeshjes Torino-Inter.

Behet fjale per kryesorin Guida dhe arbitrin qe ishte ne VAR, Massa. AIA i ka denuar ata per faktin se nuk kane dhene penallti pas kontaktit Ranocchia-Belotti.

Kjo gje ka ndodhur ne minuten e 35 te pjeses se pare dhe duke qene se ka qene nje episod i qarte, eshte vendosur qe ata te behen shembull.

Por pikerisht kjo gje duket e cuditshme sepse ne kete sezon te Serie A kane ndodhur shume gjera te tjera po kaq te dukshme apo edhe me shume, por shembull nuk eshte bere askush. Por ne mes eshte Interi…

Gjithesesi, La Gazzetta dello Sport ne menyre te papritur ka publikuar sot te plote te gjithe audion e momentit te bisedes ne kufje te arbitrit kryesor dhe atij te VAR.

“Me sa duket, check ka zgjatur 57 sekonda. Qe Giuda nuk e ka pare kontaktin e Ranocchias me Belottin, kjo u pa ne fushe.”

“Ai mendoi se mbrojtesi kapi te parin topin. Por Massa e ka pare rastin ne 57 sekonda nga shume kende te ndryshme.”

“Arbitri i VAR i ka thene me siguri arbitrit kryesor: kontakt top-kembe, vazhdo para pa problem. Nje vendim ky qe vendos Massen ne nje pozicion me te keq se arbitri Guida qe ishte ne fushe. Nese ai nuk e pa nga nje kend ne fushe, atehere ai perpara monitorit qe e pa nga shume kende ka peshen me te madhe te fajit.”

Nderkohe, te gjithe pas publikimit te audios sot nga Gazzetta kujtojne se si audio e Pjanic-Rafinha ne nje Inter-Juventus u zhduk ne menyre te pabesueshme… Por edhe audio e rastit Dybala-Dumfries ne kete sezon kur Juventusi mori nje penallti me thyerje protokolli VAR nuk u pa ne asnje gazete. Por ashtu si e thame me lart, ne mes eshte Inter…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.