Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

402 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Arturo Vidal tregon hapur pakenaqesine e tij: “Sanchez po vuan shume. Por edhe une shkova deri aty sa…”

Inter, Arturo Vidal tregon hapur pakenaqesine e tij: “Sanchez po vuan shume. Por edhe une shkova deri aty sa…”
Inter Club Staff

E ardhmja e Arturo Vidal eshte vertete larg Interit pas ketij sezoni dhe ai mund te perfundoje ne Brazil te Flamengo.

Diten e djeshme ai ka dhene nje interviste ku e ka pranuar ne nej fare menyre se do te largohet nga Interi ne fund te sezonit.

“Mua me pelqen shume Flamengo. Bluza qe me beri dhurate presidenti me mbushi zemren. Enderroj te luaj atje, nuk e mohoj dot.”

“Kur te ndodhe, do te shkoj. Shpresoj qe te jete shpejt, sepse tranjeri dhe drejtuesit duan qe une te shkoj atje.”

“Kapitulli im mund te mbyllet ne Europe. Nuk e di nese eshte momenti, por objektivi im eshte qe te fitoj gjithcka edhe me Flamengon.”

“Eshte nje enderr. Nese do te shkoj atje, do te luftoj per te qene nje lojtar i rendesishem.”

“Enderr tjeter? Qe te behem nje dite tranjeri i Kilit. Nese zoti do, une po ndjek nje kurs. Me pelqen shume 4-3-3 dhe po e mesoj mire.”

“Sanchez? E shoh mire. Nje luan i mbyllur ne kafaz? Po, po. Eshte nje lojtar me kualitete te medha dhe eshte e veshtire per te qe te qendroje ne pankine. Sanchez po vuan shume per kete.”

“Por jane vendime te tranjerit, nuk dua ti komentoj, une e kam pare te motivuar. Liverpool? Shtypi italian nuk eshte bipolare, por trepolare. Jane nje cmenduri.”

“Nje dite thone se nje lojtar eshte me i miri, diten tjeter me i keqi.”

“Ti me pyet se pse humben dhe une te them se ka qene nje ceshtje detajesh, nuk mund te hidhet poshte nje skuader nder me te mirat ne bote.”

“Nuk kam fituar kurre Champions? Kam qene ne skuadrat me te mira ne bote, por ka ndodhur gjithmone dicka dhe se kemi fituar dot.”

“Po luaj pak? Kam shkuar deri aty sa kam ngjyrosur edhe floket per te me pare tranjeri me shume (qesh).”

“Normalisht qe edhe une dua te luaj me shume, te gjithe duam. Prandaj stervitemi cdo dite.”

“Objektivi Scudetto dhe Kupa e Italise? Eshte e veshtire, do te jene te rendesishme detajet.”

“Milan eshte nje skuader qe ka humbur disa shanse per tu larguar, por na ka ndodhur edhe neve. Tani sbejme dot me gabime.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.