Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

670 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta: “Sensi eshte i burgosur nga nje mallkim: Interi po modelohet pa te, por ne fund ai…”

Gazzetta: “Sensi eshte i burgosur nga nje mallkim: Interi po modelohet pa te, por ne fund ai…”
Inter Club Staff

Stefano Sensi rikthehet tek goli me bluzen e Kombetares dhe menjehere tregon se sa i talentuar eshte, por po aq shume edhe i pafat duke pare historikun e demtimeve.

Mesfushori nga Urbania ka qene nje nder me te miret me kombetaren e Italise ne ndeshjen e Nations League kunder Bosnjes.

Kjo ndeshje mbaroi me rezultatin 1-1 por ai ka qene nje nga me te miret ne fushen e lojes per skuadren e Roberto Mancinit.

Ai ka kaluar nje sezon teper te veshtire per shkak te demtimit, edhe pse e nisi ate si nje superstar me paraqitje te jashtezakonshme per zikalterit ne fushen e lojes.

La Gazzetta dello Sport nderkohe nder te tjera, ka folur per cilesite e Sensit por edhe per sezonin e tij te ri me Interin.

“Kembet e Sensit dukeshin ne forme. Mjafton ta shikoje me kombetaren. Dukej sikur kishte akoma benzine zikalter ne serbatorin e tij nga ai fillim sezoni.”

“Conte se kishte perdorur kurre ne finalen e Europa League, por mbase ai do te kishte qene nje ndihmese jo e vogel per zikalterit. Por mbase Interi ne ate faze ishte rimodeluar pa te ne fushe. Apo ku i dihet, Conte kishte frike mos ai do te demtohej prape.”

“Nderkohe ai ka treguar ne fushe me Italine se eshte nje lojtar shume i vlefshem. Ai deri me tani ka qene i burgosur nga nje mallkim demtimesh, por te gjithe shpresojne qe mallkimi te kete marre fund.”

“Kete sezon duket se nuk po llogaritet ne sezonin e ri te Interit, por te mos harrojme se edhe sesonin e shkuar nuk e llogariti askush. Por ai diti te shkelqeje dhe te behej nje titullar i padiskutueshem te Interi i fillim sezonit, deri te ai demtim i mallkuar.”

“Do te perseritet e njejta histori? Te gjithe shpresojne qe po. Por kesaj radhe pa demtime.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.