Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,037 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Stadiumi i ri i Interit dhe i Milanit: ja sa do kushtoje ndertimi i tij! Nuk do te quhet Meazza…

Gazzetta – Stadiumi i ri i Interit dhe i Milanit: ja sa do kushtoje ndertimi i tij! Nuk do te quhet Meazza…
Inter Club Staff

Tashme duket cdo gje e sigurt: Interi dhe Milani do te ndertojne nje stadium te ri per te jetuar perseri se bashku dhe San Siro do te shembet sapo stadiumi i ri te jete gati. 

“Stadiumi i ri do te ndertohet ne zonen e sotme te parkingut, do te kete 60 mije vende per tifozet (ose maksimumi 65 mije) dhe mund te jete gjysme i mbuluar per te mos shkaktuar ndotje akustike per zonen perreth tij.”

“Ai mund te kushtoje diku tek 600 milione euro (300 milione per secilin klub) – konfirmon Gazzetta dello Sport -. Koha e ndertimit do te jete diku tek 30 muaj (edhe pse mund te kete ndonje burokraci alla-italiane qe mund ta shtyje akoma me shume ndertimin e tij).”

“30 muaj do te thote se do te duhet pak a shume gjysma e kohes qe kerkon San Siro qe te rikonstruktohet totalisht.”

“Kjo eshte nje nga arsyet qe ka bindur Interin pervec presingut te Milanit qe ka pasur kete plan prej kohesh. Milani duket i lumtur qe me ne fund Interi eshte bindur per kete projekt dhe se ky do te jete nje “aset” i rendesishem per te ardhmen e dy klubeve.”

Koha se kur pritet te filloje cdo gje duket se do te jete e shpejte dhe shume shpejt do te hapet nje tavoline e rrumbullaket per te diskutuar me komunen.

Ideja fillestare eshte ajo qe stadiumi i ri te jete gati per sezonin 2023-2024. Avantazhi qe te luhet ende ne San Siro deri sa stadiumi i ri te perfundoje eshte shume i madh dhe nuk do te shtynte skuadrat qe te kerkonin nje stadium te ri per te luajtur ndeshjet e tyre deri sa te jete gati rikonstruksioni i Meazzes.

Po emri i stadiumit do te jete perseri Meazza? Jo – shpjegon e perditshmja -. Eshte logjike qe stadiumi i ri do te shihet si nje fabrike me para edhe nga kjo ane dhe emri i stadiumit do nxiret ne shitje me ane te naming rights, ashtu si ka bere Juventusi ne Itali me Allianz. Duhet te pergatitemi qe ta quajme XXX Stadium…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.