Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,051 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Wanda dhe Mauro te zhgenjyer: ja cfare prisnin nga Interi

Gazzetta – Wanda dhe Mauro te zhgenjyer: ja cfare prisnin nga Interi
Inter Club Staff

Edhe La Gazzetta dello Sport shkruan sot per te ardhmen e Mauro Icardin dhe kujton se Interi nuk ka ndermend te ulet ne nje tavoline per te negociuar nje shitje te kapitenit te saj. 

“Ne klubin zikalter nuk kane aspak ne mend qe te hapin rrugen e nje shitje edhe pse Interi deshiron te sistemoje llogarite e  saj per shkak te plusvalences se kerkuar nga UEFA dhe Fair Play Financiar.”

“Klubi i familjes se Zhang po programon qe te rihyje ne parametrat e UEFA-s fale shitjeve te tjera, jo nga lojtaret me te rendesishem te saj. Icardi, sipas Interit, do te mbetet e njejte ne sulm edhe sezonin e ardhshem.”

Klubi aktualisht eshte ne nje pozicion force, sepse nuk ka oferta per momentin nga klube te huaja qe te jene te gatshme te paguajne klauzolen. Ne kete rast, ato klube, nese do te paguanin klauzolen i bie te mos negociojne fare me Interin por direkt me Mauro Icardin.

Por nga ana e Wandes dhe Mauros, duket sikur ka zhgenjim.

Ja cfare shkruan Gazzetta per kete:

“Ky eshte nje zhgenjim qe lind nga fakti se me shume mundesi pritej qe  keto dite te kishte ndodhur rinovimi i kontrates per ta blinduar lojtarin qe ka shenuar 107 gola ne 182 ndeshje me bluzen zikalter dhe fale golave te tij Interi arriti te kualifikohej ne Champions ne fund te sezonit – shkruan Gazzetta -.”

“Ata prisnin nje deshire me te madhe te Interit per te mbyllur cdo diskutim perpara pushimeve, prandaj kane ate ndjesi. Por per momentin Mauro nuk leviz: Interi deshiron ta mbaje dhe ai deshiron te qendroje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.