Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,010 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare fati qe Marotta ndodhet ne Milano: “Mbase shume nuk e dine, por ka qene pikerisht ai qe ka…”

Inter, cfare fati qe Marotta ndodhet ne Milano: “Mbase shume nuk e dine, por ka qene pikerisht ai qe ka…”
Inter Club Staff

Nuk ka qene aspak nje vere e lehte per merkaton e Interit dhe per drejtuesit zikalter qe kane pasur disa detyra te veshtira.

Ne vecanti, tek Interi, Beppe Marotta eshte ai qe ka pasur punen me te madhe. E per kete flet sot La Gazzetta dello Sport qe ne nje fare menyre thote se Inter ka fatin qe te kete ate ne brendesi te klubit.

“Ne fakt, Beppe Marotta ka qene nje njeri i cmuar sepse ka qene mes Inzaghit dhe Zhang, dhe gjithmone me diplomaci ka ndihmuar te ecet perpara”.

“Por jo vetem kaq, sepse ka qene ai qe ka planifikuar me kujdes skuadren dhe ka bere qe tranjeri ta kishte gati skaudren qe ne ditet e para te grumbullimit”.

“Pa ardhur ka mbetur vetem nje mbrojtes ne vend te Ranocchias, por edhe ai do te vije shume shpejt nga merkato”.

“Por nderkohe qe te gjithe e jepnin te sigurt largimin e Skriniar dhe Pinamonti, Marotta ka punuar per te gjetur menyra alternative”.

“Ja qe nga Milano jane larguar Pinamonti dhe Casadei dhe kasat e Interit ndodhen ne nje pozicion shume me te mire tani.”

“E eshte pikerisht Marotta qe po shtyn Zhang qe parate e Casadei te investohen ne merkato per te blere nje mbrojtes per Inzaghin”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.