Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

415 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon: “Adidas po tenton te joshe Interin me nje oferte te majme: ja detajet.”

Gazzetta zbulon: “Adidas po tenton te joshe Interin me nje oferte te majme: ja detajet.”
Inter Club Staff

Edhe merkato e fanellave eshte hapur me shpejt kete sezon, po ashtu si ajo e futbollistave.

Ashtu si nenvizon Gazzetta dello Sport, ne magazinat e kompanive me te medha te prodhimit te fanellave cdo gje eshte gati.

Por kur do te jene te hapura per tifozet fanellat e reja? “Volumi i marreveshjeve eshte rritur. Ne kete moment jemi tek 110 milione euro. Merite kjo edhe e Juves me kontraten e saj me Adidas deri ne 2027 me 57 milione euro ne sezon.”

“Por Milan, qe me perpara bente ligjin, ka zbritur nga 27 milione eurot me adidas ne 15 milione euro me Puma.”

“Por kujdes: ka zera qe po thone se Adidas po i shkel syrin Interit qe eshte bllokuar me Nike per fatin e saj te keq der ine vitin 2024.”

“Kontrata aktuale e zikalterve eshte me shifra teper te ulta: 10 milione euro ne sezon plus te drejtat e retail dhe licensing edhe ne Kine deri ne qershorin e 2024.”

“Ajo e sponsorave teknike eshte nje merkato e mirefillte. Eshte ai ze i bilancit ku klubet kapin kontrata milionere ne emer te merchandising dhe qe te rrit te ardhurat ne menyre eksponenciale.”

“Cristiano Ronaldo eshte ai qe shet me shume bluza sot, por Lukaku dhe Lautaro jane nder ata qe kane shitur me shume bluza ne Serie A.”

“Nderkohe, mjaftoi nje rikthim i Ibrahimovic qe edhe Milani te pesonte nje ngritje jo te vogel ne kete fushe te merchendising.”

Nderkohe tek Napoli Mertens shet po aq sa Insige, te Roma me shume Zaniolo, te Lazio si gjithmone Immobile, Belotti tek Torino, Papu Gomez te Atalanta dhe Nainggolan tek Cagliari.”

“Por kujdes pak tek ceshtja Adidas-Inter. Gjerat jane me te vertete serioze.”

“Ka shume nga ata qe mendojne se Interi mund ta mbylle marreveshjen me Nike edhe perpara kohe.”

“Adidas po ben nje studim se sa mund te vleje kontrata me Interin, por mendohet se gjithcka te vertitet tek 60 milione euro ne sezon duke pare rritjen qe ka pasur Interi ne Europe, Amerike Latine dhe sidomos ne Kine. Me kete shifer Adidas po mundohet te joshe Interin dhe Zhang.”

“Nese do te ishte per zikalterit, nje kontrate te re do e nenshkruanin qe te nesermen me Adidas sepse kontrata me Nike eshte nje nga faktoret qe bilanci i Interit nuk ka pesuar nje rritje akoma me te madhe vitet e fundit.”

“Kjo kontrate ka qene ‘nje dhurate’ nga administrata e Morattit qe ne vitin 2013 firmosi per 11 vite me Nike deri ne 2024.”

“Nje kontrate shume e gjate dhe me shifra teresisht jashte kohes se sotme ku per shembull, Juventusi, fiton kater here me shume sa Interi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.