Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

618 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere jep lajmin: “Cancelo do te rikthehet te Interi. Ja maxi-opercioni qe do zhvillohet me Barcelonen.”

Corriere jep lajmin: “Cancelo do te rikthehet te Interi. Ja maxi-opercioni qe do zhvillohet me Barcelonen.”
Inter Club Staff

Inter dhe Barcellona me sa duket kane gjetur celesin per zhbllokimin e kalimit te Lautaro Martinez ne Barcelone duke zgjidhur keshtu problemin e lojtarit qe do te perfshihet ne operacion.

Sipas Corriere dello Sport, kjo marreveshje do te sjelle ne Milano nje lojtar qe ka kaluar me Interin sezonin e tij me te mire ne karriere.

“Inter ka gjetur me ne fund lojtarin qe mund te futet ne marreveshje dhe qe mund te kenaqe Antonio Conten.”

“Transferimi i sulmuesit argjentinas tek Barcelona fale pageses se klauzoles prej 111 milione eurosh kerkonte qe ne fillim dicka te vecante: nje lojtar ne kembim qe perkon me kerkesat teknike qe ka Antonio Conte ne skuader por edhe se sa para do te paguante Barcelona pervec lojtarit ne kembim.”

“Por celesi i gjithckaje eshte gjetur ne bashkepunim me… Barcelonen por behet fjale per nje lojtar qe nuk eshte ne pronesi te tyre: Joao Cancelo.

MAXI-OPERACION – Lojtari i krahut portugez mund te futet keshtu ne nje maxi operacion qe do te perfshinte Interin, Barcelonen dhe Manchester City.

“Pak a shume, arkitektura e operacionit ne detaje eshte kjo: Semedo, qe perpara pandemise vleresohej me 50 milione euro do te transferohet nga Barcelona tek Manchester City.”

“Barcelona do te kerkoje ne kembim Cancelon qe nuk do te zbrese fare ne Barcelone por do te niset menjehere per Milano dhe ne kete menyre, Interi do te shese Lautaro Martinez dhe do te marre ne kembim portugezin dhe nje shume parash.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.