Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 9, 2022

Scroll to top

Top

803 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ZYRTARE – Lukaku eshte i Interit, ja komunikata dhe fjalet e para si interist: “Doja vetem Interin, do e coj drejt fitores.”

ZYRTARE – Lukaku eshte i Interit, ja komunikata dhe fjalet e para si interist: “Doja vetem Interin, do e coj drejt fitores.”
Inter Club Staff

Mungonte vetem zyrtarizimi dhe ajo sapo ka ardhur: Romelu Lukaku eshte zyrtarisht nje lojtar i Interit.

Belgu eshte transferuar nga Manchester United per 65 milione euro plus 10 milione euro bonuse: pasi ka zhvilluar vizitat mjekesore ne mengjes, Lukaku ka shkuar menjehere ne seline zikalter per te ngrene dreke me presidentin Steven Zhang dhe drejtuesit e tjere.

Me pas ka hedhur firmen mbi kontrate dhe menjehere eshte nisur per ne Appiano Gentile ku e ka pritur Antonio Conte i cili kishte vite qe e enderronte.

Nderkohe, kjo eshte komunikata zyrtare e Interit:

Romelu Lukaku eshte nje lojtar i Interit zyrtarisht. Sulmuesi belg vjen nga Manchester United ne menyre perfundimtare dhe ka firmosur me klubin nje kontrate deri ne 30 qershor 2024.

“Deshiroja vetem Interin sepse Interi nuk eshte per te gjithe. Jam ketu per te derguar zikalterit tek fitorja”, keto kane qene fjalet e para si zikalter te Lukalku.

Ambicje dhe perqendrim. Romelu ishte vetem gjashte vjec ku nisi hapat e pare si futbollist dhe sot, pas 20 vitesh, ai arrin keshtu te veshe fanellen e Interit.

Tashme Lukaku eshte lojtari me i ri i Interit. Per te shkon nje perqafim i ngrohte nga te gjithe tifozet e Interit. #WelcomeLukaku.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.