Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

939 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon gjithcka: “Inter eshte demtuar rende: E pabesueshme edhe ajo qe ndodhi me Eriksen dje!”

Gazzetta zbulon gjithcka: “Inter eshte demtuar rende: E pabesueshme edhe ajo qe ndodhi me Eriksen dje!”
Inter Club Staff

Me te vertete ne kete histori ajo qe eshte demtuar eshte Interi, pikerisht ashtu si pretendoi Antonio Conte ne fillim por edhe klubi zikalter.

Diten e djeshme, ne mes te shqetesimit, lojtaret e grumbulluar neper Kombetare kane qene te detyruar ti pergjigjen thirrjeve.

Ata do te luajne rregullisht ne kualifikueset e Boterorit te ardhshem. Tre ndeshje te afruara per ta, duke u vene ne rrezik ne nje faze shume delikate te sezonit.

ATS Milano ka bere nje “corbe” te vertete, duke rivleresuar si inekzistente rrezikun e infektimeve dhe ka hedhur poshte vendimin e marre po vete disa dite me pare, ku vendosi qe lojtaret te mos levizin nga Milano deri ne daten 31 mars.

Por pyetja qe lind eshte: si mund te luhen ndeshjet tani kur sipas detyrimit qe ka nxjerre ATS, kjo gje nuk duhet te ndodhe?

Kete e shpjegon La Gazzetta dello Sport, e cila tregon dukshem qe Interi ka qene e demtuar nga vendimi i ATS.

Interi shpresonte me shtyrjen e ndeshjes qe lojtaret te limitoheshin vetem per levizje shtepi-qender stervitore per tu stervitur.

“Ne realitet, duke vene kembe ne nje vend te huaj, lojtaret jane subjekt i rregulloreve anti-Covid te ketyre vendeve.”

“Per kete arsye, ajo qe ka kerkuar ATS nuk ka fare lidhje me realitetin, sepse ata nuk kane kompetence territoriale.”

“ATS lombade ne kete rast ka bere nje ‘autogol’ nese flasim ne gjuhen e futbollit, sepse me sa duket ka qene shume e paqarte ne cdo vendim qe ka marre.”

“Klubi u akuzua ne momentin e pare se u ndihmua, por ne te vertete nese ATS do te vinte ne nje vendim te tille ku lojtaret u lejuan te largohen, ata nuk duhet ta kishin shtyre aspak ndeshjen e se shtunes me Sassuolon.”

“Interi eshte penalizuar, dhe ne asnje menyre nuk eshte favorizuar ne kete histori.”

Nderkohe, Gazzetta dello Sport flet edhe per nje mungese normative ne kete moment: “Diten e djeshme, tamponet e lojtareve te Interit ishin te gjithe negative, por nje pjestar i grupit te skuadres se pare (staf) ka dale pozitiv.”

“Por kjo gje nuk ka bere te mundur qe ATS te nderronte vendimin e saj, duke qene se behej fjale per nje element qe ska qene ne kontakt direkt me lojtaret.”

“Ne kete pike, Lukaku dhe shoket e tij kane bere nje pune te shpejte ne Pinetina dhe jane nisur menjehere neper vendet e tyre perkatese.”

“Nderkohe, dicka e pabesueshme ka ndodhur me Eriksen diten e djeshme. Ceshtja e danezit tregon me shume se te tjeret se sa “corbe” ka qene e gjithe kjo histori.”

“ATS kerkoi detyrimin qe lojtaret te udhetojne ne menyre private neper vendet e tyre, por per te ka ndodhur dicka ndryshe dhe ATS nuk eshte informuar aspak per kete gje.”

“Per te ne Milano erdhi avioni charter i kombetares, me gjithe lojtaret e tjere dhe stafin brenda, ndaloi ne Milano per nje ndalese te shkurter per interistin dhe me pas u nis direkt per ne Izrael.”

“Me te vertete qe kesaj radhe institucionet shendetesore kane bere nje “pastice” te madhe me gjithe kete histori. Dicka qe mbase diku tjeter as nuk mendohet, e jo me te aplikohet.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.