Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

505 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohet strategjia per 2021-22: “Ja dy emrat e pare qe do te largohen nga skuadra: revolucion ne…”

Inter, zbulohet strategjia per 2021-22: “Ja dy emrat e pare qe do te largohen nga skuadra: revolucion ne…”
Inter Club Staff

Ne fazen me te rendesishme te sezonit qe mund te sjelle edhe kenaqesi shume te medha per tifozet zikalter, drejtuesit e Interit po mendojne edhe per sezonin 2021-2022.

Pertej pasigurive qe ka ne kete moment Interi, duket se perqendrimi i drejtuesve eshte i forte te programimi i sezonit te ri.

Marotta dhe Ausilio po ndjekin me kujdes cdo piste per merkaton e ardhshme dhe qellimi i tyre kryesor eshte perforcimi i skaudres se Antonio Contes.

Por duket se blerjet do te vine menjehere sapo te behen edhe disa largime nga skuadra dhe dy prej tyre mund te quhen te sigurt tashme.

“Interi ka vendosur tashme per dy shitje: eshte Aleksandar Kolarov dhe Ashley Young, dy lojtaret e krahut te majte.”

“Per sa i perket ish-lojtarit te Romes, nuk ka asnje dyshim. Ne fund te sezonit ai do te largohet sepse deri me tani nuk ka dale nje transferim i qelluar.”

“Nderkohe, per sa i perket anglezi, edhe ai do te largohet dhe me shume mundesi per te do te kete nje transferim ne Premier League.”

“Ashtu si mund te vihet re, keta dy lojtare luajne pikerisht ne krahun e majte, nje krah ku Interi pritet te beje investimin me te madh ne sezonin e ri, pikerisht si Hakimi veren e shkuar.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.