Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

240 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon gjithcka: “Ja cfare ka ndodhur ne takimin e djeshem te Lukaku ne Prokurori: tani pritet qe lojtari te…”

Gazzetta zbulon gjithcka: “Ja cfare ka ndodhur ne takimin e djeshem te Lukaku ne Prokurori: tani pritet qe lojtari te…”
Inter Club Staff

Sapo eshte arkivuar fitorja me nje dopiete ne Inter-Lazio, Romelu Lukaku eshte kthyer te faktet e Inter-Milan te Kupes se Italise.

Lojtari ka qene prezent ne Prokuren Federale per perplasjen e forte ne fushe ndaj sulmuesit te Milanit, Zlatan Ibrahimovic.

“Perkrah belgut ka qene edhe avokati i Interit, Angelo Cappellini, dhe zevendesuesi i prokuratorit te pare, Fabio Esposito.”

“Ne Rome te lidhur ne videothirrje ka qene Giorgio Ricciardi dhe Luca Scarpa, pervec prokurorit special federal Giuseppe Chinè.”

“Ne ate gjysme ore pyetje dhe pergjigje, sipas asaj qe tregohet, Romelu Lukaku e ka pershkruar gjithcka si nje reagim te nxehte”. shpjegon La Gazzetta dello Sport.

Cfare do te ndodhe ne kete pike? La Gazzetta dello Sport mundohet te tregoje me qartesi se cfare mund te ndodhe.

“Eshte shume e mundur qe sjellja e Zlatan mund te kthehet nga “diskriminuese” ne “sjellje antisportive e rende”.”

“Kjo do te sillte nje denim me te lehte se sa dy ndeshje pezullim, te cilat mund te pershkallezohen me pas ne vetem nje.”

“Por e sigurt qe asnje vendim nuk do te merret perpara derbit te se dieles. Ndjesia eshte se mund te arrihet ne nje marreveshje, ku te dy lojtaret te denohen vetem me nje gjobe.”

“Gjithesesi duhet theksuar se denimi ne kete moment parashikon vetem nje skualifikim ne Kupen e Italise ose ne nje gjobe.”

“Nderkohe, behet me dije se kur eshte pyetur Ibrahimovic, ai ka treguar se nuk ka pasur aspak qellime raciste me Lukakun.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.