Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

550 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon lajmin e madh: “Zhang gjen me ne fund rrugen e duhur per te ardhmen e Interit? Po tentohet qe…”

Gazzetta zbulon lajmin e madh: “Zhang gjen me ne fund rrugen e duhur per te ardhmen e Interit? Po tentohet qe…”
Inter Club Staff

Nje hua ne forme ure per te kaluar kete moment apo shitje e aksioneve ne menyre perfundimtare? Kjo ka qene pyetja e ketyre diteve per Suning.

Por ashtu si shpjegon La Gazzetta dello Sport, Suning tashme eshte ne fund te rruges dhe do duhet te zgjedhe.

Koha po kalon dhe zgjedhja duhet te behet sa me shpejt, sepse mbi te gjitha jane disa skadenca per tu respetuar ne mars.

“Duhet nje shifer ndermjet 200 deri ne 250 milione euro deri ne fund te sezonit, dhe me sa duket, Zhang e ka ne mendje rrugen e duhur per te ndjekur (deshira e tij).”

“Pra, rruga e preferuar e pronareve te Interit duket se eshte ajo e nje financimi qe do i lejoje grupit kinez te kaloje kete moment te veshtire.”

“Per kete arsye Zhang po negocion edhe me Bain Capital: nje fond huash, i cili mund te garantoje nje hua te rendesishme per Interin deri ne fund te vitit.”

Nderkohe, ky lajm i rendesishem vjen direkt pas asaj qe ka zbuluar edhe dje Sole 24 Ore, e cila ka treguar dje gjithashtu se Suning eshte ne mes te dy rrugeve ne kete moment.

Kush jane dy alternativat? E para eshte kjo, gjetja e nje financimi te shpejte nga tani deri ne fund te vitit.

Nderkohe e dyta dihet: shitja e aksioneve te Bc Partners, por me sa duket, Steven Zhang dicka te tille per momentin nuk e ka me sy te mire.

Grupi kinez po vlereson qe te marre nje hua te rendesishme, dhe me pas ta paguaje ate sapo te kaloje kjo situate e veshtire.

Gjithesesi, ne kete moment siguria e vetme eshte koha: skadencat po afrojne dhe Suning po mundohet me te gjitha menyrat  per te gjetur nje rrugedalje.

Lajme te tjera priten nga dita ne dite, sepse kemi hyre ne 45 ditet finale te tratatives edhe me BC Partners.

Nga njera ane eshte kolosi anglez i kapitaleve, Bc Partners, dhe nga ana tjeter Suning qe nuk deshiron ta shese nen cmim Interin.

Si do te shkoje kjo histori? Asnje nuk e di me siguri, por pertej asaj qe do te ndodhe, Interi ne fushe po shkelqen.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.