Gazzetta zbulon lajmin e papritur: “As Radu dhe as Luis Alberto: ja cilin lojtar te Lazios po tenton Interi.”
Nje faze delikate e merkatos se Inerit kjo dhe per te ardhmen zikalter. Kjo sepse tani po behen planet e se ardhmes.
Simone Inzaghi po pret zyrtarizimin e tij tek Interi, por nderkohe po mendohet gjate edhe per Interin qe ai do te kete ne dispozicion.
Ne fillim, do te kete shitjet e para: do te largohet Joao Mario, per te cilin shpresohet se shifra do te jete e rendesishme.
Nderkohe, bashke me portugezin duket se eshte edhe nje nga lojtaret me te dashur te tifozeve: Achraf Hakimi.
Me sa duket, oferta prej 70 milione eurosh e PSG e ardhur ore me pare do duhet te rritet akoma me shume per te kenaqur Suning.
Por ne oret e fundit, sipas La Gazzetta dello Sport, per te zevendesuar Hakimin ka dale ne pah nje lojtar i Lazios qe Inzaghi ka nje raport te mire.
“Kujdes nga emri Marusic te Lazio. Eshte folur shume per te tjere, por as per Radu dhe as per Luis Alberto ska pasur dicka konkrete.”
“Nderkohe, ndryshon puna per Marusic qe me Inzaghi ka pasur nje rritje shume te madhe. Ai eshte ne skadence pas 12 muajsh dhe Interi mund te beje nje mendim per te. Inzaghi do te ishte dakord me emrin e tij.”