Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

529 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon prapaskenen e madhe: “Ja tre skuadrat qe tentuan gjithcka per Eriksen: por Marotta vendosi…”

Gazzetta zbulon prapaskenen e madhe: “Ja tre skuadrat qe tentuan gjithcka per Eriksen: por Marotta vendosi…”
Inter Club Staff

Radja Nainggolan dhe Christian Eriksen me sa duket kane kaluar nje moment shume delikat ne ditet e fundit.

Per te dy ata, eshte manifestuar mundesia e largimit nga Interi, me disa klube qe i kane ndjekur lojtaret me kujdes.

Keto situata nuk jane konkretizuar per nje motiv ne vecanti te cilin e zbulon ne numrin e saj La Gazzetta dello Sport.

“Radja dhe Chris kane kaluar nje fund merkato te rendesishem dhe nga ku mund te kishin dale si te shitur nga Interi.”

“Nainggolan-Cagliari deshtoi ne momentet e fundit dhe ishte nje surprize jo e vogel, pavarsisht se kishte nje marreveshje ndermjet klubit dhe lojtarit.”

“Cagliari dhe Interi nuk jane afruar kurre: ata donin huazimin, Marotta dhe Ausilio kerkonin te pakten 10 milione euro ashtu si detyroi edhe presidenti Zhang.”

“Pra, ne thelb nje shitje ishte e mundur vetem ne menyre perfundimtare dhe nuk kishte asnje shans per huazimin.”

“Po Eriksen? Ne ditet e fundit ne dyert e Interit kane trokitur tre klube te rendesishme per te siguruar sherbimet e tij.”

“Paris Saint Germain, Hertha Berlin si dhe Atletico Madrid. Edhe ketu Interi nuk ka qene aspak e hapur per huazimin. Marotta ka vendosur qe lojtari nuk leviz ne kete moment.”

“Por fakti qe Eriksen nuk luajti ndaj Lazios tregon fare mire se Interi ka ndjere se dicka mund te ndodhte…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.