Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

318 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon prapaskenen e pabesueshme: “Conte arriti deri aty sa kercenoi me doreheqje kur Lukaku…”

Gazzetta zbulon prapaskenen e pabesueshme: “Conte arriti deri aty sa kercenoi me doreheqje kur Lukaku…”
Inter Club Staff

Nje sulm i pakapshem, qe nxjer skuadren nga cdo situate e veshtire, me nje lider ne krye si belgu Romelu Lukaku.

Ai eshte bere idhull i tifozeve dhe lider ne fushe dhe ne dhomat e zhveshjes: nje pike referimi per te gjithe tek Interi.

Romelu Lukaku ne pak kohe eshte bere me te vertete simboli i ketij Interi te Antonio Contes me kete te fundit qe ka bere gjithcka per ta marre ne Milano.

Rendimenti i tij dhe sjellja e tij kane ndihmuar qe te zhduken te gjitha dyshimet ne lidhje me blerjen e tij ne veren e 2019.

Shume ishin ata (analiste dhe tifoze) qe kritikuan Interin per shumen e paguar per lojtarin te klubi i Manchester United.

Por Romelu Lukaku ka qene nje blerje qe mban totalisht firmen e Antonio Contes dhe sipas prapaskenes qe zbulon La Gazzetta dello Sport, ai ka bere gjithcka qe te arrinte te belgu.

“Shume nuk e dine, por Lukaku mbi veten ka nje autograf te madh te Contes. Pse? Ashtu si te gjithe, edhe Interi kishte dyshime te lojtari dhe vlera qe Manchester United kerkonte.”

“75 milione euro bashke me bonuse, shifer kjo e paguar nga Interi ne veren e 2019 dukej nje shifer e larte edhe per drejtuesit zikalter, te cilet donin te blinin Leaon si alternative te Lukakut.”

“Por Conte edhe pse kishte vetem pak jave ne drejtim te Interit shkoi deri aty sa kercenoi me doreheqjen nese nuk blihej Lukaku.”

“Ne distancen e pothuajse dy viteve, tranjeri po del se ka pasur plotesisht te drejte, per fatin e mire te Interit dhe interistave edhe pse sjellja e tij ka qene ekstreme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.