Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

758 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, pas takimit me Icardin dje, Wanda po mendon ta hedhe Interin ne gjyq: ja pse!

Inter, pas takimit me Icardin dje, Wanda po mendon ta hedhe Interin ne gjyq: ja pse!
Inter Club Staff

Ne shtepine Inter, Mauro Icardi vazhdon te jete nje lojtar per tu larguar sa me pare nga skuadra. 

Argjentinasit i eshte treguar edhe njehere dera dhe i eshte komunikuar se eshte jashte projektit dhe te zgjedhe nje sistemim per vete duke pranuar ndonje nga ofertat e ardhura.

Per kete, ka shkruar sot gjate edhe Gazzetta dello Sport e cila ka treguar me detaje ate qe ka ndodhur diten e djeshme:

“Dje ne Appiano, administratori delegat Beppe Marotta, drejtori sportiv Piero Ausilio dhe technical manager Lele Oriali jane ulur ne nje tavoline me Mauro Icardit dhe i kane komunikuar – ose me sakte – i kane rikomunikuar argjentinasit qe eshte jashte projektit.”

“Keshtu, ish-kapitenit i eshte thene edhe njehere se asgje nuk ka ndryshuar nga fillimi i veres dhe per te nuk ka asnje shans qe te rikthehet ne skuader dhe eshte e pamundur per te menduar nje te ardhme tek Interi”, shpjegon Gazzetta dello Sport.

KLUBI – “Icardi duhet ta harroje se do mund te luaje me as edhe nje minut te vetem me Interin edhe nese do te qendronte ne skuader pas 2 shtatorit, dite kur mbyllet merkato ne Itali. Kjo ka qene tema kryesore e drejtuesve zikalter gjate takimit te djeshem me argjentinasin.”

“Pastaj eshte folur edhe per merkaton: ne krahasim me dy vite me pare, tani per te kane ardhur dy propozime: nje nga Roma dhe nje nga Napoli dhe prandaj atij i eshte thene qe do te bente mire ti vleresonte me kujdes ato.”

ICARDI – “Gjithcka me lart per ate qe ka ndodhur eshte konfirmuar edhe nga burime afer lojtarit te cilet kane menyren e tyre per te treguar historine. Por kesaj radhe duhet shtuar dicka: sipas tyre, Mauros i eshte komunikuar qe nuk do te beje me pjese ne listen e kampionatit (ato dorezohen ne daten 3 shtator) por as tek lista Champions League.”

“Por kjo gje eshte mohuar menjehere me force nga klubi sepse sipas tyre ata nuk kane folur aspak per ceshtje listash me Icardin edhe pse e kane te drejten ta bejne kete gje.”

“Por pikerisht tek fjala “lista” rrotullohet i gjithe diskutimi i Icardit: pikerisht kete po mendon Wanda Nara te perdore per te hedhur Interin ne gjyq per mobbing. Do te shkoje me vertete puna deri tek gjyqi?”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.