Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

586 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon prapaskenen: “Inter, ja pse Conte i vuri vizen Eriksen: ai kishte vene firmen per…”

Gazzetta zbulon prapaskenen: “Inter, ja pse Conte i vuri vizen Eriksen: ai kishte vene firmen per…”
Inter Club Staff

Eleminimi i hershem nga Champions League, pervec se solli pakenaqesi ne ambjentin zikalter, rrezikoi te sillte nje shperthim.

Por ne fakt, skuadra e Antonio Contes ka reaguar mire ne kampionat kunder Napolit dhe ka arritur fitoren e peste radhazi.

Ashtu si pak here ka ndodhur ne kete sezon. Handanovic ka mbajtur porten e paprekur me pritjet e tij.

Nderkohe, treshja Skriniar-De Vrij-Bastoni ka mbajtur mire e ndoshta edhe per merite te modulit 3-5-2 ku eshte rikthyer Conte ku mbi te gjitha, eshte pare edhe rikthimi qendror i… Marcelo Brozovic.

“Por si ka mundesi? A nuk ishte Conte ai qe donte ta largonte? Shkembimi me PSG me Paredes ishte pothuajse i bere?”, pyet La Gazzetta dello Sport.

“Po po, por gjerat ndryshojne, dhe ai di se si ti ndryshoje. Brozovic ka ditur te punoje ne qetesi, duke ndihmuar skuadren atehere kur duhej.”

“Ai pa dashur eshte bere njeriu qe i ka dhene goditjen perfundimtare Christian Eriksen.”

“Ne vere kroati dukej shume afer largimit nga Milano dhe Conte po nderronte modul per te kaluar te nje 3-4-1-2, me trekuartist.”

“U largua nga mendja 3-5-2 klasik, dhe gjithcka po behej qe Eriksen te ishte ne vendin e tij ideal ne formacion.”

“Por 3-4-1-2 nuk bindi sepse Interi filloi te pesonte shume. E keshtu, 3-5-2 i vjeter i Contes ka bere qe Interi te rikthehet qe me Sasuolon, pas ndeshjes se humbur ndaj Real.”

“Rezultati? 3-0 kunder nje nga skuadrave me te mira te Serie A. E mire u pafshim trekuartist.”

Por Antonio Conte nuk sheh askend tjeter ne pozicioni ne kroatit. Po pse pikerisht ai? “Sepse ta fusesh ne qender te aksionit ate i lejon dy mesfushroeve te tjere qe te mos kene detyra ndertimi, por te bejne maksimumin duke perdorur kualitetet e tyre.”

“A mund ta beje Eriksen ate rol? Ndoshta po, por jo per Conten: tekniku shikon gjuajtjen si armen me te mire te danezit dhe aty prapa ai nuk do te mund te shkelqente dot.”

“Por perse jo si mezzala atehere? Sepse tekniku aty deshiron lojtare me intensitet dhe dinamizem, dicka qe danezi nuk eshte.”

“Keto karakteristika nuk i mungojne dy titullareve por as Sensit, qe kur ka mundur, e ka treguar se mund te luaje ashtu.”

“Ja pse berja qendror i Brozovic me se shumti ka denuar Eriksen me largimin nga Interi.”

“Conte ka ditur qe te ri-dashurohet me Brozovic pasi praktikisht e kishte shtyre ate drejt shitjes ne vere.”

“Gjerat ndryshojne nese di ti ndryshosh: mbase ky mund te jete nje mesazh edhe per Eriksen…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.