
Inter po kerkon Kovacic-at e rinj: Ja kater emrat te cilet po vezhgohen me shume kujdes!
Merkato e Interit, si e gjithe skuadrave te tjera te medha, vazhdon edhe kur ajo eshte e mbyllur zyrtarisht.
Qe nga ky muaj e deri ne Janar, vezhguesit zikalter vazhdojne te shkojne rreth e perqark botes qe te ndjekin nga afer lojtare te rinj qe jane gati, ose edhe lojtare te rinj jo shume te njohur.
Pasi vijne materialet per cdo lojtar do i takoje Thohir dhe Auslios vendimi se cfare te bejne. Pervec emrave te tjere, ne listen e Interit per Janarin jane edhe emrat e shume perfolur si Borini nga Liverpool, Firmino nga Hoggenheim dhe Baselli nga Atalanta. Por nuk perfundon ketu: Pervec ketyre lojtareve qe quhen ‘gati’ per kalimin e madh, Interi po punon ne kerkimin e lojtareve me talent te madh qe nuk jane shume te njohur, pak a shume sic ndodhi me Kovacic. Ne kete liste i pari eshte Marcelo Brozovic, talenti i Dinamo Zagrebit (1992), polaku Arkadiusz Milik (1994), sulmues i Ajax ne Hollande, Paul Jose Mpoku (1992), trekuartist ose lojtar krahu i Standartit te Liezhit dhe belgu Michy Batshayi (1993), sulmues i Olimpikut te Marsejes.