
GdS – Lunin i thote po Inter, ai e vlereson shume projektin zikalter
Andriy Lunin eshte gjithmone e me afer Inter sipas La Gazzetta dello Sport, ai e vlereson shume projektin zikalter dhe duket se ka pranuar te behet pjese e projektit.
Inter po mundohet ta mbylle sa me shpejt te jete e mundur marreveshjen per portjerin e talentuar, per te cilin jane te interesuar shume ekipe te medha si Juventus dhe Liverpool qe per momentin nuk kane bere nje tratative konkrete per djaloshin nga Ukraina.
Sa i perket zikalterve ata i kane ofruar Lunin qe ai do te blihet dhe me pas do te huazohet per disa sezone ne disa klube te Serie A dhe me kalimin e viteve te marre vendin e Samir Handanovic. Oferta zikalter shihet si me e mira ne syte e Lunin dhe zikalterit kane per synim ta mbyllin sa me shpejt kete marreveshje dhe me shume mundesi keshtu do te ndodhe.