Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | July 17, 2019

Scroll to top

Top

333 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

GdS – Marotta eshte ne Kine: takim me familjen Zhang, Interi shume afer! Ja lajmet e fundit nga…

GdS – Marotta eshte ne Kine: takim me familjen Zhang, Interi shume afer! Ja lajmet e fundit nga…
Ardis
  • On 18/11/2018, 20:55

Beppe Marotta afrohet me shume me Inter-in.

Sic eshte raportuar pak minuta me pare nga GazzettadelloSport, ish administratori i Juventus-it gjendet qe nga dita e djeshme ne Nanjing, zyrat qendrore te Suning, per te folur me Zhang Jindong dhe me presidentin Steven Zhang. 

Ajo qe po flitet ne keto caste eshte se kjo mbledhje po behet per te definuar detajet e aventures se re tek zikaltrit.

Me sa duket po afrohet ore pas ore ardhja perfundimtare e drejtuesit te njohur italian tek Interi dhe tashme mungon vetem zyrtarizimi.

Gjithesesi mungon akoma firma ne kontrate:

Marotta po diskuton me klubin persa i perket delegimeve dhe rolit qe do te zhvilloje ne Appiano.

Behet fjale per hapin e fundit perpara mberritjes tek Inter-i qe – tregohet e sigurte gazeta – qe nuk do te vonoje per te ardhur.

“Marotta, ashtu si tek Juventus-i – shton me pas Corriere dello Sera -, mund te nominohet administrator i deleguar per sektorin sportiv ndersa Alessandro Antonello do te qendroje per pjesen administrative”.

Tashme jemi ne piken me te nxehte te kesaj tratative dhe priten lajme moment pas momenti nga Kina por edhe nga Italia.

Shume shpejt Interi mund edhe ta zyrtarizoje ate ne detyren e re sepse shanset qe ai edhe te kete nenshkruar me Interin me pare e te mos jete bere publike jane shume te medha.

Ne kete moment tifozet zikalter po presin zhvillimet e fundit. Pavarsisht se ne fillim kishte pak shqetesim per figuren e tij tek Interi pas te kaluares bardhezi, nese ka dicka qe bien dakort te gjithe eshte fakti se ai eshte nje nga drejtuesit me te pergatitur ne itali dhe me gjere.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.