Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,198 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gjithe detajet e takimit me Schelotton. Agjenti: “Eshte thjesht nje ‘Mirupafshim’”

Gjithe detajet e takimit me Schelotton. Agjenti: “Eshte thjesht nje ‘Mirupafshim'”
Xhorxh Gellci

Ne lidhje per Sky Sport 24, nga qendra e Milanos, Silvia Vallini ka treguar lajmet e fundit mbi Schelotton: “Pak me pare ka dale nga zyrat e Brances. Takimi ka zgjatur nje ore. Lojtari donte te kuptonte zgjedhjen e trainerit per te mos e grumbulluar per pregatitjen. Lajmi per lenien ne shtepi e ka kapur papritur dhe prandaj eshte paraqitur ne zyrat e Interit me familjen (kishte te fejuaren me vete) dhe agjentin e tij.

Ne dalje ishte me i qete, dhe na ka dhene shume disponibilitet. Eshte folur per Torinon dhe Parmen, deshiron qe te largohet ne huazim per te luajtur shanset e tij per nje rikthim tek Interi. Ndersa Inter deshiron t’ja plotesoje deshiren.”

Pas takimit, FcInterNews ka kontaktuar ekskluzivisht Daniele Boaglio, agjent i lojtarit qe mori pjese sot ne takim. Ja permbledhja e tij: “Ishte nje takim kordial dhe qetesues. Schelotto ishte i zhgenjyer nga fakti qe nuk u grumbullua nga traineri. Jane sqaruar motivet e perjashtimit te tij. Te dyja palet duan te gjejne nje zgjidhje qe ti kenaqe te dy. Branca dhe Ausilio besojne tek lojtari. Duan ta japin vetem ne huazim, per ta lejuar te tregoje kualitetin e tij. Traineri nuk i shikon tek lojtari keto aftesi. Nga ana e tij, Schelotto eshte i gatshem te shkoje ne Pinetina, per tu stervitur me lojtaret e tjere te pagrumbulluar. Traineri nuk parashikon perdorimin e lojtareve jashte planit te tij, prandaj ne degjojme direksionet e Interit.

Eshte folur per destinacione ne te ardhmen?

Jo, tani per tani jo, flitet per situata ne Itali dhe jashte. Prej tani dhe me vone do te kerkojme sa me shpejt nje destinacion, per ti njohur menjehere shoket.

Cilat jane preferencat e tij pervec Italise?

Ne fillim Spanja ose Gjermania, dhe pastaj Anglia. Pershtaten me kualitetin e tij teknik dhe fizik. Por duam qe te leme te hapur nje mundesi per tu kthyer tek Inter.

Mazzarri e donte tek Napoli. Keni pyetur veten pse ka ndryshuar situata?

Nuk eshte aty problemi. Kemi kuptuar qe tekniku nuk e deshiron me. Ka bere zgjedhjen e tij dhe ka marre pergjegjesi mbi vete. Shoqeria respekton zgjedhjen e teknikut, sic eshte e drejte te behet. Por vazhdon te besoje ne investimin e bere.”

Pra, eshte thjesht nje ‘Mirupafshim’?

Po, pikerisht keshtu.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.