Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

635 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Godin: “Ja cfare mesazhi kam per shoket e skuadres. Idhulli im ne futboll ka qene gjithmone Diego Lugano.”

Inter Club Staff

Diego Godin eshte intervistuar nga UEFA ne prag te ndeshjes me Barcelonen. 

Mbrojtesi uruguajan qe ka qene pushim ndaj Sampdorias, i ka idete shume te qarta per sa i perket objektivave te Interit.

“Si mbrohet ne Champions League? Si ne Champions League dhe si ne cdo kompeticion tjeter.”

“Cfare mesazhi kam per shoket? Une kam mesuar qe per te arritur rezultate te rendesishme ti ke nevoje per nje skuader.”

“Kur them skuader them cdo komponent qe e formojne nje skuader. Te gjithe lojtaret duhet te jene te perqendruar tek objektivi. Tek mbrojtja e cdo topi dhe qe te aplikosh ne fushe cdo rregull.”

“Nese te gjithe 11 lojtaret jane te perqendruar tek kjo, atehere kjo eshte pjesa me e rendesishme e lojes. Ne futboll per te arritur rezultate te duhet nje skuader e bashkuar mbi te gjitha.”

Cfare te pelqen me shume tek te mbrojturit?

“Mendoj se eshte nje paralalizem me jeten. Eshte pergjegjesia per te ndihmuar shoket, per te ndihmuar tjetrin, eshte e njejta gje si ndihem une jashte fushe.”

“Kerkoj gjithmone empatine me te tjeret, me shoket, me njerezit. Ne kete sens, eshte kjo ajo qe me pelqen kur mbroj.”

Dashuria per mbrojtjen ka qene e mesuar apo e lindur?

“Eshte dicka qe e kam mesuar sepse nga 5 deri ne 16 vjec luaja ne mesin e fushes dhe ne fazen sulmuese.”

“Por te mbrosh eshte dicka qe me siguri e kisha brenda sepse eshte dicka qe e ndjej dhe e perjetoj. Keshtu kam mesuar dhe kerkoj gjithmone te bej me te miren time.”

Cilet kane qene idhujt e tu te mbrojtjes?

“Diego Lugano. Ishte nje pike referimi per mua dhe me pas e kam pasur si shok te kombetares. Me pelqente edhe Puyol, kur luante tek Barcelona.”

“E admiroja sensin e tij te luftes ne fushe dhe forcen me te cilen luante cdo ndeshje.”

“E admiroja stilin e ndershem me te cilin mbronte, dhe eshte dicka qe e ka bere per shume vite me radhe duke u transformuar ne nje nga mbrojtesit me te forte te futbollit boteror.”

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.