Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

963 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Goli i Icardit? Jo, e keni gabim. Ja kush ishte lajmi me i bukur nga ndeshja Genoa-Inter dje!”

“Goli i Icardit? Jo, e keni gabim. Ja kush ishte lajmi me i bukur nga ndeshja Genoa-Inter dje!”
Inter Club Staff

Nje Inter qe fiton por nje Inter qe bind mbi te gjitha. Ti shenosh 4 gola Genoas ne fushen e saj dhe mbi te gjitha ta dominosh totalisht eshte dicka qe askush nuk e kishte bere prej kohesh ne Marassi. 

Mjafton te shohesh edhe historikun e Interit: plot 8 vite pa fituar ne ate fushe te veshtire te Serie A qe ishte kthyer ne nje makth per zikalterit.

Por si rralle here, edhe pse fitorja ishte e thelle, vemendjen nuk e ka marre vetem rezultati edhe ceshtja Icardi dhe rikthimi i tij.

Per kete ka shkruar Gazzetta dello Sport e cila thekson se lajmi i mire nuk ishte goli i Icardit, por dicka tjeter: 

“Qe nga shiriti i hequr deri tek nata e Genovas duket se ka kaluar nje jete e tere. Ne mes eshte suksesi i te gjitheve.”

“Tani Mauro eshte perseri nje i Interit me plot kuptimin e fjales edhe pa graden e kapitenit. Eshte nje ceshtje qe eshte shtyre te pakten deri ne maj per te miren e zikalterve dhe per te miren e tifozeve.”

Por pasi ka kthyer me nje ftohtesi te koherave te arta ne gol penalltine e 2-0 momental (goli numer 123 me bluzen zikalter, eshte kapur Bobo Vieri ne klasifikimin all-time te golashenuesve tek Interi), Icardi ka festuar duke mbajtur nje profil te ulet, pa polemika.”

“Nje festim i kthjellet, aspak duart tek veshet si ne koherat e bukura, por ajo qe ndodh me pas vlen shume dhe eshte pikerisht ai lajmi me i bukur i nates zikalter ne Marassi: momenti kur te gjithe shoket e mbyllin ne mes Mauron per ta perqafuar tregon se ka nje pakt, nje rikthim te plote te tij ne grup.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.