Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

610 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohet nje levizje tjeter prej gjeniu nga Marotta: “Inter do te marre 11 milione euro nga nje kompani sigurimi per kartonin e…”

Inter, zbulohet nje levizje tjeter prej gjeniu nga Marotta: “Inter do te marre 11 milione euro nga nje kompani sigurimi per kartonin e…”
Inter Club Staff

Me sa duket Interi nuk eshte nje klub i forte vetem ne fushen e lojes por ka nje nivel drejtuesish te nje niveli shume te larte.

Ne fakt nuk eshte dicka qe zbulohet sot, por sot sapo ka ardhur vetem konfirmimi i radhes ne lidhje me kete.

Calciomercato.com ka zbuluar sot disa prapaskena shume te rendesishme te kontrates qe po zgjidhet me Christian Eriksen.

Me sa duket, Interi jo vetem qe ka marre rrogen e tij nga FIFA, por zikalterit kane siguruar per kartonin e Eriksen plot 11 milione euro.

“Duket e pabesueshme, por deri me tani Interi pas tragjedise qe ka ndodhur me Eriksen, nuk ka humbur aspak ekonomikisht.”

“Duke qene se ajo qe ndodhi, ndodhi ne nje kompeticion nderkombetar, FIFA ka paguar deri me tani pagen e lojtarit por ky eshte nje fakt i njohur.”

“Por ne oret e fundit ka dale ne pah nje fakt i ri: Interi me sa duket ka siguruar kohe me pare kartonin e Eriksen te nje kompani sigurimi dhe ky sigurim ka parashikuar qe kompania e sigurimit ne rast se ndodh dicka e tille ose e ngjashme, te mbuloje te gjithe vleren e lojtarit ne bilanc.”

“Keshtu, Interi per shkak se Eriksen nuk ushtron dot me sport ne Itali do te marre nga nje kompani sigurimi plot 11 milione euro. Kjo eshte vlera qe lojtari ka ne bilanc dhe zikalterit nuk do te shenojne asnje minusvalence ne kete rast. Me te vertete nje tregues tjeter i largpamesise qe kane drejtuesit zikalter.”

“Te gjithe e kujtojne levizjen e mrekullueshme perpara pandemise kur Interi kishte siguruar te ardhurat nga stadiumi te nje kompani sigurimesh dhe kur ato u mbyllen, Inter ne ate kohe mori nje sasi te konsiderueshme parash nga sigurimi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.