Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

999 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Guarin: “Jo Juventusit dhe Champions me Interin. Per vershellimat dhe Mazzarrin…

Guarin: “Jo Juventusit dhe Champions me Interin. Per vershellimat dhe Mazzarrin…
Xhorxh Gellci

Ndoshta eshte ai qe po i ndjen me shume se te tjeret veshtiresite e pregatitjes ne Pinzolo, dhe ndoshta jo rastesisht, nuk eshte shume brilant ne lojen e tij. Por Fredy Guarin eshte shume i karikuar. Karakter prej lideri, keshtu shpjegohet edhe pergjigjia polemike ndaj publikut te Meazzes kunder Fiorentines. “Ndjehem mire, ajo qe ka rendesi eshte qe skuadra po ecen mire. Une e ndjej qe gjendja fizike permiresohet ndeshje pas ndeshje.” – thote kolumbiani ne Gazzetta dello Sport. “Sa me mungon per te qene ne 100%? Nuk me pelqen te jap perqindje, por jam i pari qe jam kritik me veten time. Duhet te punoj, nuk e di.”

Dhe si eshte skuadra?
“Deri tani po bejme gjera te rendesishme, por mungon akoma shume. Eshte nje rruge pozitive por akoma e gjate.”

Inter-Roma eshte vetem nje ndeshje direkte per t’u futur ne Champions?
“Do te jete nje ndeshje qe do na jape shume force. Sic ndodhi kunder Fiorentines, nje tjeter konkurrent direkt qe luan nje futboll te bukur. Ne verdhekuqte ka shume kampione, do te jete nje provim i mire.”

Interi dhe Roma nuk i luajne Kupat Europiane, eshte me te vertet nje avantazh?
“Po, sepse mbi te gjitha ke shume kohe per te punuar mbi cdo detaj ne vend qe te udhetosh.”

Sa te mungon Champions League, te cilen me Interin nuk e ke zhvilluar kurre?
“Me mungon shume, nje skuader si Interi duhet ta luaje cdo vjet. Duhet te kthehemi menjehere, edhe per tifozet.”

Inter dhe Roma kane akoma te perbashket faktin qe jane nisur shume mire, pavaresisht ndryshimit te trajnerit. Nuk thuhet qe ne keto raste duhet kohe?
“Nuk jam shume i cuditur. Ndodh kur ka nje grup qe ka deshire te ringrihet dhe vjen nje trajner me ide fikse per te punuar e punuar.”

Me Mazzarrin, ke qene gjithmone titullar. Nese do te ishe ti trajner, do e futje veten tende gjithmone ne fushe?
“Une punoj gjithmone per kete, per te luajtur cdo ndeshje. Pastaj eshte e qarte qe trajneri po me jep shume besim.”

Na thuaj dicka nga diskutimi qe u ka bere ne fillim te sezonit…
“Besoj se na ka shpjeguar te gjitheve metodat e punes. Mua me ka thene qe deshiron te me nxjerre ne pah potencialin qe kam.”

Dicka qe duket se ja ka dale me disa nga shoket e tu, por jo me ty. Pse nga jashte duket sikur te mungon vazhdimesia brenda te njejtes ndeshjeje?
“Sepse te gjesh vazhdimesine, si individ dhe si skuader, eshte nje nga gjerat me te veshtira.”

Mendon se eshte nje problem fizik apo mendor?
“Vrapimi nuk eshte problem. Gjithcka varet nga mendja, nga kapaciteti per te qendruar gjithmone te perqendruar. Do te permiresohem edhe ne kete aspekt. Kam nje trajner dhe nje skuader qe me mbeshtesin. Dhe kam shume shembuj pozitive rreth meje. Mjaft te shohim Alvarez dhe Jonathan. Kane ditur t’i shnderrojne ne duartrokitje vershellimat e vitit te shkuar.”

Pikerisht mes vershellimave ka perfunduar ndeshja jote e fundit ne San Siro kunder Fiorentines. Dhe ju keni reaguar…
“Nuk eshte e thjeshte te kontrollosh disa situata kur je i nervozuar. Dhe ne ate moment nuk isha i qete sepse nuk isha i kenaqur nga paraqitja ime.”

Ne fund te ciles ndeshjeje ne kete sezon ke dale nga fusha i kenaqur nga vetja?
“Ne asnje. Shpresoj te ndodhe te shtune ne darke kunder Romes.”

Dhe nese dikush do te te akuzonte se nuk mendon shume per Interin, duhet te kujtoje se gjate pushimeve te gjata te fundvitit te shkuar, ti ishe i vetmi qe nuk u ktheve ne atdhe per te evituar shkeputje vemendjeje dhe shpenzim energjish.
“Me shume se ai episod, kur doja te vija ne Itali me familjen, tifozeve mund t’ju kujtoj qe ne kohet e Portos, refuzova Juventusin per te ardhur tek Inter.”

Kete vere nuk ka ardhur asnje oferte interesante per ty dhe per klubin, apo nuk do te kishe ndryshuar skuader gjithsesi?
“Kam thene gjithmone qe dua te fitoj me kete fanelle.”

Cili nga shoket e tu te ka cuditur me shume?
“Nagatomo dhe Jonathan. Ne krah po bejne nje pune te shkelqyer.”

Goli tend i fundit daton ne 21 shkurt, kunder Cluj. Sa te mungon goli?
“Shume, sepse kam shenuar gjithmone ne karriere. Por historia ime thote qe kur shenoj nje, pastak vine edhe shume te tjere.”

Eshte dicka qe mund t’u heqe qetesine?
“Absolutisht jo, sepse po luaj me shume per skuadren. Taktikisht jam rritur shume dhe kjo eshte gjeja qe me pelqen. Tani po luaj edhe me mbrapa ne krahasim me vitin e shkuar, ku beja trekuartistin dhe ndonjehere edhe sulmuesin e dyte.”

Edhe  sepse Stramaccioni perpara ju linte me shume liri.
“Mazzarri ne fakt eshte me i perpikte me secilin nga ne. E dime qe duhet te bejme levizje te caktuara ne te dyja fazat dhe nese dikush gabon, rrezikon te bllokoje ingranazhin.”

Na thua dicka per trajnerin e ri?
“Me ka pelqyer shume karikimi qe di te na transmetoje ne cdo stervitje dhe cdo ndeshja. Me te vertet, di te marre me te miren nga secili.”

Eshte e vertet qe me ju ka nisur nga abc-ja, domethene si te gjuani me te dy kembet apo cfare pozicione te mbani ne mbulime?
“Ndonjehere harrohet qe kjo eshte nje skuader e re, qe ka nevoje te punoje shume dhe te kujdeset edhe per aspekte qe duken si te sigurta.”

Cfare mban mend nga ndeshjet me Romen te sezonit te shkuar?
“Qe nuk kemi fituar kurre…”

Do te jete kjo ndeshja e duhur?
“Mund ta dije vetem ndonje magjistar. Por sigurisht na stimulon shume fakti qe ata vijne ketu pak kane fituar te gjitha ndeshjet.”

Mund te na thuash ke lojtar do hiqje nga Roma?
“Gervinho dhe Florenzi. Italiani me pelqen shume. Eshte shume i zoti. Dhe na ka shenuar dy here… Totti? Dihet qe eshte i jashtezakonshem.”

Pas Romes vjen nje tjeter ndalese per kombetaret. Sa luan rol ne rendimentin e nje lojtari pas rikthimit ne klub?
“Nderkohe Kolumbise time i mungon vetem nje pike per t’u kualifikuar ne Boteror. Duhet ta bejme ne dy sfidat kunder Kilit dhe Paraguayit. Me shume se ne nivel fizik, transfertat interkontinentale rendojne shume mbi mendjen, mbi ritmin dhe metoden e punes.”

Me te vertet qe kjo tratativa e stergjatur per shitjen e shumices aksionare tek grupi i Thohir nuk ju kushtezon aspak?
“Po, eshte e vertet qe nuk na kushtezon. Nuk mendoj aspak dhe nuk kerkoj informacione. Si gjithmone, Moratti do te dije te beje me te miren per Interin.”

Kuriozitet final. Pse ju gezoheni gjithmone me shpatull vetem me Palacion?
“Sepse Rodrigo me thoshte gjithmone qe jam i madh dhe me nje goditje me shpatull mund ta hidhja ne toke. Mendoj se hera e pare qe ndodhi ishte pas nje asist timin per nje gol te tijin. Pikerisht kunder Romes.” Koincidence?

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags