Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,905 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Guidetti: “Jam tifoz i Inter, ne te kaluaren kam qene afer transferimit. Mancini…”

Guidetti: “Jam tifoz i Inter, ne te kaluaren kam qene afer transferimit. Mancini…”
Bujar Berishaj

“Ne 2012 ishte golashenuesi i katert me i mire ne Europe pas, Messi, Ronaldo dhe Higuain, nje vit me vone nje lojtar i mbaruar, per shkak te nje virusi ne sistemin nervor. Rrezikonte karrieren, ndoshta edhe me shume, por ne kete sezon eshte kthyer: 11 gola per Celtic. Neser mund te luaj ndeshjen e pare ne EL kunder skuadres te cilen e mbeshteste qysh ne femijeri.” Ai eshte John Giudetti, i intervistuat nga Gazzetta dello Sport ne prag te Celtic-Inter.

Cfare eshte Interi per nje djalosh me pasaporte italiane?
“Nje nga te preferuarat e mia. Kur isha i vogel beja tifo per Interin, kisha edhe fanellen. Jam suedez dhe ne Milano ishte Zlatan, kam qene ne San Siro per te. Nje here isha gati te kaloja tek Inter.”

Kur?
“Kisha pak a shume 13 vjet. Me kane sjellur ne Milano dhe jam stervitur. Kam luajtur edhe nje ndeshje kunder nje ish-legjende te klubit, besoj qe ka qene Beppe Baresi.”

Inter i tanishem sa vlen?
“Shume, eshte shume i forte. Shaqiri eshte nje lojtar i madh, tashme kemi luajtur kunder njeri-tjetrit ne Feynoord-Basel. Pastaj Hernanes ka nje teknike super dhe e di sa vlen Medel. Lufton nga fillimi deri ne fund.”

Kualitet klasik nga Celtic?
“Tifozet tane duan vetem nje gje: pasionin. Te vish dhe te fitosh tek ne nuk eshte e lehte: Celtic Park do te jete plote, 60 mije njerez. Per mua nese futbollit i heqim tifozet nuk mbetet asgje. Ne lojtar ndryshojme skuadra, ata shpenzojne per te ndjekur klubin kudo.”

Eshte e vertete qe Guidetti mund ndryshoj skuader… shpejt?
“Ne fund te sezonit do te jem i lire, pa kontrate. Megjithate tani jam nje lojtar i Celtic, eshte e pamundshme te them tani se ku do te perfundoj.”

Zera te diteve te fundit. Fillimisht: Guidetti kunder Inter mund te jete ne pankine sepse nuk firmos rinovimin. E vertete?
“Nuk jam nje trajner, eshte e drejte te vendos ai. Une jam gjithmone mire, jam ne 100%.”

Pastaj: Guidetti i pelqen shume ekipeve italiane. Eshte e vertete qe Lazio…?
“Nuk me ka ardhur kurre asnje oferte megjithte afermit e mi do te ishin te kenaqur. Disa jetojne akoma ne Itali, ne rrugen Prenestina, dhe shkojne ne Curva Nord. Skuadra me te cilen kam qene me se aferti eshte Samp. Kur isha 15 vjecar jam stervitur me ta, ne Primavera dhe nje here ne skuadren e pare. Ishte skuadra e Montellas dhe Cassanos. Me pelqente shume, pastaj Eriksson me ka propozuar Cityn…”

Ku ne 2009 ka ardhur Mancini.
“Me duhet ta falenderoj gjithmone. Ai me ka bere te debutoj ne skuadren e pare, ai me ka keshilluar te shkoj ne huazim tek Feynoord. Kishte te drejte: ne Holande kam pasur sezonin me te mire.”

Degjoheni me te akoma?
“Jo, por kam pare qe ka folur per mua kohet e fundit. Eshte nje kampion, ashtu si lojtar.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.