Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

327 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Hakimi dhe refuzimi i madh per nje klub te Premier League: “Per te kishte ardhur nje oferte e shtrenje nga klubi i United.”

Hakimi dhe refuzimi i madh per nje klub te Premier League: “Per te kishte ardhur nje oferte e shtrenje nga klubi i United.”
Inter Club Staff

Tashme Achraf Hakimi eshte nje lojtar i Interit, dhe dyshime per kete nuk ka aspak.

Lojtari qe kete sezon ka shkelqyer me bluzen e Borussia Dortmund, ka firmosur kontraten e tij me Interin diten e djeshme pas vizitave mjekesore ne Milano.

Por sipas asaj qe tregon e perditshmja spanjolle AS ne Spanje, ai me sa duket jo shume kohe me pare ka refuzuar nje oferte shume te pasur nga Manchester United.

Sipas gazetes madrilene, Reds ishin shume afer lojtarit dhe bene nje propozim shume te rendesishem per Real Madrid dhe per lojtarin.

Por me sa duket, ka qene pikerisht lojtari qe ka frenuar gjithcka, duke qene se ai ishte ne mesin e rrugetimit tek Borussia dhe ka dashur te qendroje edhe nje sezon ne Gjermani.

Kjo oferte nga United ka ardhur vitin e shkuar, veren e 2019, dhe ne ate kohe edhe Real Madrid nuk ishte shume e bindur nese donte ta shiste lojtarin apo jo.

Por pandemia, idete e Zidane dhe nevoja per para kete sezon ka shtyre Real Madrid te pranoje oferten e Interit.

Zikalterit, sipas AS, kane punuar fort me lojtarin duke pasur dakordesine e tij ne xhep ne momentin qe ka filluar kontaktet me Real.

Prandaj marreveshjen Ausilio e ka mbyllur ne kaq pak kohe, sepse gjate ketyre kater diteve tratativa, ai ka punuar vetem me skuadren madrilene sepse me Hakimi kishte zgjidhur gjithcka prej kohesh.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.