Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

700 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Hakimi, kritika te medha ne France nga L’Equipe: “Ky eshte lojtari qe PSG bleu nga Inter? Ai duket sikur deshiron…”

Hakimi, kritika te medha ne France nga L’Equipe: “Ky eshte lojtari qe PSG bleu nga Inter? Ai duket sikur deshiron…”
Inter Club Staff

Ai eshte nje nga simbolet e Paris Saint-Germain te mbushur me yje, por prek disa javesh, po e ka shume te veshtire te shprehet ne fushen e lojes.

Achraf Hakimi nuk po kalon aspak nje moment te mire ne France dhe kete gje e tregon me se miri forma e tij e fundit.

Pas nje nisje teper te rendesishme me tre gola dhe dy assist ne shtate ndeshje ne Ligue 1, ish-lojtari i Interit tashme e ka shume te veshtire te tregoje aftesite e tij si ne fillim.

E perditshmja franceze L’Equipe madje diten e sotme eshte treguar shume e ashper me te duke i kushtuar nje artikull teper kriktikues.

Image

“Ky eshte lojtari qe PSG bleu nga Inter? Ai duket sikur deshiron te beje dicka me shume te PSG, por nuk mundet.”

“Mbase sepse Hakimi shte mesuar gjithmone me nje skuader me strukture te qarte ne te kaluaren e tij ku tek BVB dhe Inter e ka ditur shume mire si do te luante.”

“Nderkohe, ketu te PSG keto siguri i ka humbur. Ai po tregon mangesi te theksuara ne mbrojtjen me kater lojtare, a thua se nuk ka luajtur me pare me kete sistem.”

“Por peshen me te madhe te fajit ne kete moment e ka pikerisht vete lojtari qe nuk po e kthen aspak investimin e bere nga PSG ne vere.”

Nderkohe, shume komente te tifozeve te Interit qe kane bere tag Hakimin dhe i kane kerkuar te rikthehet perseri ne Milano jane vene re poshte postimit te L’Equipe.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.