Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

427 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Handanovic nuk eshte aspak i kenaqur: “Kur nuk pesojme gol, nuk thote njeri qe nuk pesoi Handa. De Vrij gaboi ndaj…”

Handanovic nuk eshte aspak i kenaqur: “Kur nuk pesojme gol, nuk thote njeri qe nuk pesoi Handa. De Vrij gaboi ndaj…”
Inter Club Staff

Eshte kapiteni Samir Handanovic lojtari i zgjedhur per te folur me Simone Inzaghin perpara ndeshjes se Interit ne finalen e Superkupes se Italise.

Keto kane qene fjalet e tij:

Cfare jep dhe cfare merr kjo ndeshje per sa i perket sezonit aktual?

“Ndeshja me Juventusin ka qene shume e ndjere nga te dyja palet, eshte nje ndeshje e madhe. Ne e dime qe duam te fitojme por edhe ata besoj.”

“Kjo ndeshje mund te na jape shume. Do te luajme me shpirtin dhe sjelljen tone te perhershme qe kemi pasur ne dy muajt e fundit.”

Cfare ndeshje pret?

“Mister e ka thene shume mire, une pres nje Juventus te forte sepse eshte nje ndeshje ndryshe nga te tjerat nje finale.”

“Kur ata vine ketu jane gjithmone te forte, pertej momentit apo formes. Ne presim nje ndeshje te madhe, nuk ka rendesi kush eshte favorit.”

Kjo finale te shpaguan te gjithe sakrificat qe ke bere keto vite?

“Une mendoj se kjo nuk vlen vetem per mua, por titujt jane te rendesishem per te gjithe skuadren.”

Ne keto dite eshte folur shume per Onana si portierin e ardhshem te Interit, a te bezdisin keto zera?

“Jo, nuk me bezdisin. Kompeticioni ne rolin tone eshte i mirepritur. I permireson te dy portieret. E rendesishme eshte te kemi besim te vetja jone.”

“Une nuk bej programe per pas gjashte muajsh. Jetoj sot per sot. Me duket gjeja me e mire.”

Te dielen keni pesuar nje gol pas gjashte ndeshjesh per faj te nje problemi kolektiv ne mbrojtje: ke folur me De Vrij dhe Skriniar?

“Kur Interi del pa gol, jane mbrojtesit qe nuk pesojne gol. Kur e pesojme, eshte Handanovic qe peson gol.”

“Ka pak per te shpjeguar. Ne ate rast De Vrij gaboi De Vrij duke e vleresuar keq topin, pastaj ishte nje gabim i tere repartit.”

“I ka ndodhur te gjitheve: Bastonit, Barelles, Brozovic. Ne kerkojme te bejme sa me pak gabime, te vazhdojme te jemi solid.”

Shume shoke kane thene se me Inzaghin zbaviten shume ne loje. A eshte keshtu edhe per ty?

“Kenaqesia per te luajtur eshte per te gjithe, por pa fituar, nuk ka kenaqesi. Ne e kemi gjetur kete forme duke fituar. Dy vitet e kaluar kane ndihmuar shume.”

“Mentaliteti sot eshte i ndryshem, lojtaret duan trofe dhe te tregojne qe vlejne. Luajme ne nje menyre tjeter, ka me pak skema dhe koncepte, por zbavitesh vetem nese fiton.”

“Ne jemi ne alarm sepse ne futboll ndryshon gjithcka brenda javes.”

Shume thone se Scudetton mund ta humbase vetem Interi. A eshte dicka qe ju motivon?

“Eshte nje motivim, por kampionati eshte shume i gjate. Nuk eshte e sigurt asgje, eshte edhe situata me pandemine.”

“Ne duhet te bejme dhe te vazhdojme te punojme keshtu si po e bejme, te kujdesshem te disiplonuar.”

Kete vit e ndjeni qe keni nje mentalitet fituesi apo vjen nga vitet e kaluara?

“Ne e dime shume mire forcen tone, e rendesishme eshte te gjejme gjithcka cfare duhet ne fushe dhe kjo varet ndonjehere edhe nga menyra si zbresim. Nder vite kishte humbur kjo gje por tashme e kemi rifituar dhe ndihet.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.