Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 17, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Hernanes i habit te gjithe: “Vetem nje skuader ne Serie A mund te ndaloje kete Napoli: jo Inter por…”

Hernanes i habit te gjithe: “Vetem nje skuader ne Serie A mund te ndaloje kete Napoli: jo Inter por…”
Inter Club Staff

Diten e sotme, ish-lojtari i Interit dhe i Lazios (por per pak muaj edhe i Juventusit), Hernanes, ka folur per Corriere dello Sport.

Ai ka bere nje parashikim per Serie A, per luften Scudetto, por ka folur edhe per skuadrat qe luftojne per vendet e para ne klasifikim.

Keto kane qene fjalet e tij:

“Juventusi eshte rikthyer. Ka fituar me merite ndaj Lazios. Tani mendoj se te tjerat duhet te shqetesohen shume per kete”.

Edhe per Scudetton?

“Per mua, per Scudetton eshte e veshtire. Varet cdo gje nga Napoli. Por nese ka nje skuader qe mund ta hedhe poshte kete Napoli, eshte pikerisht Juventusi. Inter dhe Milan i shoh larg shume.”

“Ajo eshte e vetmja skuader ne Itali qe e ka potencialin per ta bere kete. Gjashte fitore radhazi pa pesuar asnje gol jane vertete shume”.

“Tani Allegri ka gjetur edhe Chiesa, Pogba dhe Di Maria. Do te jete nje skuader shume e forte per te gjithe”.

Ne 2015-2016, Juventusi jot arriti te bente dicka te ngjashme…

“Po, e vertete. Ne ja dolem. Por piket jane te lidhura me shume gjera. Por ajo ka qene nje Juventus shume ndryshe. Me shume kampione dhe lojtare ekspert.”

Po Boterorin kush e fiton?

“Pyetje e bukur, shpresoj qe Brazili normalisht. Mendoj se ata jane favorite bashke me Argjentinen dhe me Gjermanine. E te mos harrojme Gjermanine, e skuadra te tjera te forta…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.